Në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sot në Ohër do të mbahet Forum i biznesit të Maqedonisë dhe Turqisë, në të cilin do të marrin pjesë rreth 100 afaristë dhe industrialistë nga Turqia.

Në hapjen e takimin e afaristëve të Maqedonisë dhe atyre nga Turqia, do të kenë fjalime kryeministri Nikolla Gruevski, ministri pa resor në Qeverinë e Maqedonisë Hadi Nezir, ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Investime i Turqisë Zafer Çagllajan, ambasadori turk në vendin tonë, Arsllan Hakan Okçall, si dhe kryetari i Lidhjes së odave ekonomike dhe bursave të Turqisë, Rifat Hisarxhikliogllu.
Para afaristëve, është paralajmëruar që drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Viktor Mizo t'i prezantojë mundësitë dhe kushtet për investim në Maqedoni, ndërsa përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Turqisë (MATTO) dhe më shumë kompani turke do t'i prezantojnë përvojat e afaristëve turq në Maqedoni.
Në kuadër të forumit është paralajmëruar nënshkrim i memorandumit për bashkëpunim midis MATTO-s dhe të gjitha odave ekonomike të Maqedonisë.