Ndjehem i privilegjuar që më jepni mundësinë të paraqitem këtu para Jush, studiues të jetës dhe veprës së Josif Bagerit. Është kënaqësi e veçantë për ne, që edhe Ju u bëtë pjesë e programit tonë për shënimin e 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi Ademi.
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi mbajti sot fjalim në Simpoziumin shkencor kushtuar jetës dhe veprës së Josif Bagerit që mbahet në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Ndjehem i privilegjuar që më jepni mundësinë të paraqitem këtu para Jush, studiues të jetës dhe veprës së Josif Bagerit. Është kënaqësi e veçantë për ne, që edhe Ju u bëtë pjesë e programit tonë për shënimin e 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi Ademi.
"Unë këtu nuk do të flas për jetën dhe veprën e Josif Bagerit, sepse nga programi dhe pjesëmarrje shihet qartë që këtë, më së miri do ta bëjnë studiuesit e veprës së Tij, por më lejoni në pika të shkurtëra të përqendrohem në rëndësinë e Marrëveshja e Ohrit dhe mundësinë që i dha ky dokument paqësor, promovimit të kulturës shqiptare, trashëgimisë kulturore dhe gjithë sferave në përgjithësi por, edhe respektimit të diversiteteve kulturore. Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar para 10 vjetëve është dokumenti më rëndësishëm për Maqedoninë dhe rajonin. Është procesi më i rëndësishëm politik në vend dhe ndoshta kryefjala e të gjithë fjalimeve dhe ngjarjeve qoftë ne vend qoftë në qendrat e vendosjes kur bëhet fjalë për Maqedoninë në këtë dekadë", potencoi ai.
Ademi tha se meqë ky simpozium i kushtohet jetës dhe veprës së patriotit Josif Bageri dhe pasi që ky aktivitet shënohet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, janë dy momente shumë të rëndësishme që pikërisht Marrëveshja e Ohrit u krijojë hapësirë për të ndodhur.
E para; Marrëveshja e Ohrit garanton karakterin multietnik dhe multikulturor të shoqërisë dhe shtetit. pikërisht për të shprehur këtë përcaktim, janë themeluar edhe institucionet arsimore dhe kulturore që kanë të bëjnë me arsimin dhe kulturën shqiptare në këto troje: i tillë është edhe USHT, Instituti për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, Muzeu i Alfabetit në Manastir, Muzeu i Lirisë në Shkup. Por, edhe Teatri Shqiptar në Shkup dhe në Tetovë, drama shqipe në Kumanovë, festivalet e ndryshme dhe aktivitetet tjera kulturore. E dyta; është pikërisht Marrëveshja e Ohrit që mundësojë dhe krijojë hapësirë që të trajtohen çështjet e kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe të organizohen ngjarje të tilla që nxjerrin në sipërfaqe ngjarje që dikush ka tentuar t`i mbulojë pluhuri e të harohen.

Kur flasim për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, ai tha se patjetër duhet të përmendim edhe ngritjen e memoriale dhe varrezave të dëshmorëve, gërmimet arkeologjike në Kala të Shkupi dhe Tetovës, vendosjes e Bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Shkup, por edhe vendosjes e busteve të Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe personazhit që i kushtohet ky simpozium shkencor, pra bustin e Josif Bagerit.
"Sot po bindem që ne jo vetëm që arritëm të ndryshojmë karakterin një etnik të projektit të trashëguar në vitin 2008, i pagëzuar si "Shkupi 2014", por plotësisht kemi pasur të drejtë që jemi përcaktuar pikërisht busti i të madhit Josif BAGERI të vendoset në Sheshin e Shkupit, kryeqytet i Dardanisë së vjetër", vazhdoi më tej Ademi.
"Në fund më lejoni që edhe një herë të falënderoi organizatorët, në veçanti, shoqatën "Josif Bageri" për organizimin e këtij simpoziumi shkencor dhe jam i bindur që do të nxjerr në sipërfaqe edhe gjëra të reja për opinionin më të gjerë e që kanë të bëjnë me personalitetin e Josif Bagerit dhe periudhën në të cilën ai ka vepruar dhe ngelet obligim i ynë i përbashkët që të plotësojmë amanetin e Josif Bagerit, amanet që ai ka lënë në momentin e ndarjes nga jeta: "Eshtrat të mi shpini nën hijen e pishave të Nistrovës Time, të Shqipnisë Sime të bukur", tha në fund të fjalimit të tij zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.