E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shoferi i një autobusi me targa shqiptare që bënte linjën Athinë-Tiranë, në rrethana të paqarta goditi një kamion që ecte në të njëjtën rrugë.
Aksidentohet autobusi Athinė-Tiranė, 1 i vdekur 5 tė plagosur








-Një i vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën kombëtare Janinë-Artë, në afërsi të fshatit Terovo.

Shoferi i një autobusi me targa shqiptare që bënte linjën Athinë-Tiranë, në rrethana të paqarta goditi një kamion që ecte në të njëjtën rrugë.

Pas njoftimeve, në vendngjarje mbërritën menjëherë skuadrat e shpëtimit, policia dhe 6 autoambulanca. Ata nxorrën nga autobusi njerëzit e lënduar, shoferin në gjendje shumë të rëndë dhe personin që qëndronte në karrigen e ndihmësit të shoferit, fatkeqësisht pa jetë.

Ambulancat dërguan në Spitalin Universitar të Janinës, pesë pasagjerët të plagosur dhe trupin e pajete ne morg. Policia nisi hetimet për gjetjen e shkakut të aksidentit.(balkanweb)

Publikuar: 26.06.2011 | 09:54
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime