Në një debat me temën Evropa mes teje dhe meje, i cili u mbajt të shtunën në Prishtinë, Swoboda tha se zgjidhjet për shumë probleme që shteti serb ka me Kosovën, mund të gjenden në kuadër të dialogut aktual ndërmjet palëve.
Serbia duhet ti zgjidhë problemet me Kosovën para se të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha eurodeputeti dhe kryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda.
Në një debat me temën Evropa mes teje dhe meje, i cili u mbajt të shtunën në Prishtinë, Swoboda tha se zgjidhjet për shumë probleme që shteti serb ka me Kosovën, mund të gjenden në kuadër të dialogut aktual ndërmjet palëve.
Eurodeputeti austriak e cilësoi të paqëndrueshme deklaratën e kryeministrit serb, Mirko Cvetkoviq, sipas së cilës deklaratë, pranimi i Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nuk mund të keni një reagim pozitiv, po qe se nuk keni marrëveshje ndërmjet vete për çështjet bazike në bisedimet me Kosovën. Nëse nuk gjeni mënyra për të ecur përpara, veçanërisht nga ana serbe, nuk mund të imagjinoni që ne tju themi Ejani brenda, keni probleme të mëdha dhe bëni probleme me Mitrovicën dhe të tjera. Jo!, tha Swoboda.
Modeli i Tirolit Jugor, sipas Swobodës, mund të jetë një zgjidhje eventuale për problemin rreth veriut të Mitrovicës. Njerëzit më të lumtur në Evropë sot, mund të them se janë ata të Tirolit Jugor. Ata gëzojnë përfitimet më të mëdha nga Italia, nga Austria dhe nga Bashkimi Evropian. Diçka e ngjashme me këtë duhet të gjendet për Mitrovicën brenda Kosovës - gjë që duhet të pranohet nga Serbia e Kosova, theksoi Swoboda.
Megjithatë, eurodeputeti austriak hodhi poshtë idenë e ndarjes së Kosovës. Zbatimi i kësaj ideje, sipas tij, do të mund të prodhonte efektin e ashtuquajtur domino edhe në Maqedoni, Bosnjë dhe në vende të tjera të rajonit.
Swoboda theksoi se e ardhmja e tërë rajonit është integrimi në Bashkimin Evropian. /REL/