E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pikërisht kjo ndalesë, siç thekson Avokati i popullit i obligon vendet e botës që ta respektojnë dhe të ndërmarrin masa efektive ligjore, administrative, gjyqësore dhe masa të tjera që të mund të parandalohet tortura dhe të sigurohet përgjigje adekuate e manifestimit të saj, por edhe sigurim i rehabilitimit të plotë të viktimave të saj.
Avokati i popullit apelon qė institucionet tė kontribuojnė nė luftėn kundėr torturės










- Ekziston ndalesë absolute e torturës në të drejtën ndërkombëtare dhe se asnjë akt i torturës ose veprim dhe ndëshkimi tjetër jonjerëzor nuk mund të justifikohet me çfarëdo qoftë përjashtime, pa marrë parasysh nëse ka kanosje për luftë ose jostabilitet tjetër shoqëror.

Akti i torturës nuk mund të arsyetohet me asgjë, thotë Avokati i popullit, Ixhet Memeti në mesazhin me rastin e Ditës për mbështetje të viktimave nga tortura - 26 qershori.

Pikërisht kjo ndalesë, siç thekson Avokati i popullit i obligon vendet e botës që ta respektojnë dhe të ndërmarrin masa efektive ligjore, administrative, gjyqësore dhe masa të tjera që të mund të parandalohet tortura dhe të sigurohet përgjigje adekuate e manifestimit të saj, por edhe sigurim i rehabilitimit të plotë të viktimave të saj.

"Dita ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura është mënyrë që ta theksojmë angazhimin tonë të fuqishëm për çrrënjosje të torturës dhe të gjitha format tjera të veprimit dhe ndëshkimit johuman dhe ta potencojmë nevojën për rehabilitim të plotë të viktimave të saj. Për fat të keq edhe krahas shumë dokumentave për ndalesë të torturës dhe instrumentet e vërtetuara për parandalim dhe mbrojtje të njerëzve nga kjo e keqe, konfliktet dhe tensionet në botë kontribuojnë që tortura akoma të jetë realitet", qëndon në mesazhin e Memetit.

Avokati i popullit apelon deri te të gjitha organet dhe institucionet relevante që me masat dhe aktivitetet e tyre të kontribuojnë në luftën kundër torturës dhe me këtë të tregojnë se ekziston zero-tolerancë ndaj çfarëdo akti të torturës ose veprimit dhe ndëshkimit tjetër jonjerëzor.

Publikuar: 26.06.2011 | 12:35
Lexuar: 294 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime