E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

20 dele të mbytura është bilanci nga rrufeja që godi mbrëmë një kope dhensh në fshatin Llacë të Malësisë së Sharrit. Stuhia që kaploi dje pasdite mbarë Maqedoninë, ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë vendin. Por, duket se më së rëndi e ka pësuar kopeja e dhenve e bariut Safet Misimi.
Rrufeja mbyt 20 dele nė Llacė tė Tetovės











20 dele të mbytura është bilanci nga rrufeja që godi mbrëmë një kope dhensh në fshatin Llacë të Malësisë së Sharrit. Stuhia që kaploi dje pasdite mbarë Maqedoninë, ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë vendin. Por, duket se më së rëndi e ka pësuar kopeja e dhenve e bariut Safet Misimi.

Siç pohon ai, rrufeja pak e ka goditur edhe atë, bashkë me kushëririn e tij 11 vjeçar, Armendin. Por, fatmirësisht të dy kanë kaluar vetëm se me lëndime të lehta trupore edhe pse Armendi ende është i shtrirë në spital për kurim të mëtutjeshëm.

"Unë isha dje aty nën hije pas gjetheve të shpëtoj nga shiu mos më lagë, dhentë ishin nëpër arë dhe kur ka goditur vetëtima e kam humbur vetëdijen edhe unë bashkë me dhentë. Pas do kohe, a 15 minuta a se dij sa kur u zgjova ato ishin të mbytura të tjerat pikë e pesë. Unë kam disa vija të kuqe ku më ka prekur edhe djali i vëllait ishte në spital si që e dini", rëfen bariu Safet Misimi. Bariu nga fshati Llacë, u ankua se për dëmet që i janë shkaktuar, deri më tani nuk është kujdesur askush.

"Po këtu në vendin e ngjarjes veç policia ka qenë pak tjetër send ende jo, një njëherë duhet të vazhdojmë të interesohemi. Dëm material ka mbi 4000 euro momentalisht se këto dele sen ja jep kujt nën 200 euro" thotë bariu Safet Misimi.

Bariu Safet Misimi, thotë se një fatkeqësi e këtillë, i kishte ndodhur edhe në vjeshtën e vitit të kaluar, por atëherë kishte qenë me përmasa më të vogla. Sidoqoftë, kopeja e këtij bariu, tani numëron 140 dhen, pra 20 më pak seç i kishte një ditë më parë. Ndaj ai pret autoritetet komunale të Tetovës që t’i dalin në ndihmë.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 26.05.2009 | 16:41
Lexuar: 929 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime