Më pas Gruevski bashkë me Ahmetin, si fitues në taborin politik shqiptar pritet të dalin bashkë dhe të tregojnë detajet nga marrëveshja e arritur politike për ndarjen e posteve në koalicionin qeverisës që duhet të udhëheqë me vendin në 4 vjetët e ardhshme.
Pas konstituimit të Kuvendit, të martën Presidenti Gjorge Ivanov, pritet tia dorëzojë mandatin për themelimin e qeverisë së re, fituesit të zgjedhjeve të 2011-tës, Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij VMRO DPMNE.
Më pas Gruevski bashkë me Ahmetin, si fitues në taborin politik shqiptar pritet të dalin bashkë dhe të tregojnë detajet nga marrëveshja e arritur politike për ndarjen e posteve në koalicionin qeverisës që duhet të udhëheqë me vendin në 4 vjetët e ardhshme.
Pjesë e kësaj marrëveshjeje, siç është thënë deri më tani disa herë nga BDI, pritet të jetë edhe zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe në gjithë vendin, kthimi i ligjit të vjetër për përdorimin e simboleve kombëtare, mbyllja e katër rasteve të Hagës përmes ri-interpretimit të Ligjit për amnisti nga ana e Kuvendit si dhe zgjidhja e çështjes së invalidëve dhe veteranëve të luftës së vitit 2001.
Deri tani dihet vetëm ndarja e posteve të zëvendëskryeministrave, ministrave, zv/ministrave dhe të sekretarëve shtetëror. Në bazë të kësaj marrëveshje të arritur të premten në orët e pasdites, partneri shqiptarë i koalicionit qeveritar kësaj radhe do të përfaqësohet në Qeveri me 2 zv/ kryeministra, 5 ministra, 4 zv/ ministra dhe 5 sekretarë shtetërorë.
Për zv/ kryeministra nga partia e Ahmeti tani për tani thuhet se janë nominuar Musa Xhaferi, zv/ kryeministër përgjegjës për implementimin e MO-së dhe Ermira Mehemti Devaja Zv/ kryeministre për euro-integrime. Kurse me ministritë pritet të udhëheqin: Adnan Jashari Ministrinë e Drejtësisë, Abdylaqim Ademi Ministrinë e Ekologjisë, Fatmir Besimi Ministrinë e Ekonomisë, Hazbi Lika Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë që akoma nuk dihet se kush do të qëndroj në krye të dikasterit të Pushtetit Lokal. Por nga BDI thonë se do të kenë kujdes që gjatë emërimit të funksionarëve, do të kenë kujdes edhe përfaqësimin e të gjitha rajoneve shqiptare ku shtrihet kjo parti.
Ndryshe kësaj radhe partia shqiptare pjesëmarrëse në qeveri do të ketë edhe 4 zv/ ministra dhe atë në Arsim, në Ministrinë e Brendshme, atë të Financave dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Derisa sekretarët shtetëror që vijnë nga radhët e BDI-së do të jenë në Ministrinë e Kulturës, Shëndetësisë, Bujqësisë, në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Pjesë e kësaj marrëveshje politike do të jetë edhe ndarja e drejtorive kryesore në vend. Nga ato më të rëndësishme pritet që BDI të marrë ose Drejtorinë e Sigurisë dhe KUndërzbulimit ose Drejtorinë për Siguri Publike. Duhet theksuar se Drejtorinë e Sigurisë dhe Kudnërzbulimit e drejton kushëriri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov. Ndërsa me Drejtorinë e Sigurimit Publik, udhëheq gjithashtu njeriu shumë i besueshëm i Mijallkovkit, Lupço Todorovski.
Ndërsa pasi që VMRO DPMNE, nuk pranoi që me Ministrinë e Financave të udhëheqë kuadër i BDI-së, Partisë së Ahmetit do tI TAKOJË ose DrejtoriA e Doganave, ose ajo e të Ardhurave Publike.
Megjithatë zyrtarizimi i gjithë kësaj marrëveshjeje politike, pritet të bëhet gjatë javës që vjen.
(Alsat-M)