E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbetet çështje për qeverinë dhe popullin të cilët sjellin vendime, a është kjo prioritet për ata, si ka qenë vlerësimi dhe a i përshtatet estetikës së qytetit, a është në përputhshmëri me planin e qytetit për në të ardhmen?
OSBE, nuk do tė merremi me bustin e Aleksandrit tė Madh









Para çdo vendimi të miratuar duhet të kujtomë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe si do të reagojnë të tjerët. Kështu është shprehur ambasadori i OSBE-së në Maqedoni Ralf Bret duke komentuar ngritjen e përmendores së Aleksandrit të Madh në sheshin e Shkupit.

“Mbetet çështje për qeverinë dhe popullin të cilët sjellin vendime, a është kjo prioritet për ata, si ka qenë vlerësimi dhe a i përshtatet estetikës së qytetit, a është në përputhshmëri me planin e qytetit për në të ardhmen?

Sa i përket impaktit politik që ju e përmendët, gjithsesi se OSBE nuk mundë të gjykojë, por nëse sillni vendim, qoftë politik ose vendim për planifikim, si në këtë rast, patjetër duhet ta keni parasysh se çfarë mundë të ndodhë, si mund të reagojnë të tjerët dhe çfarë mendojnë ata. Si një politikan e kam patjetër ta shohë fotografinë e plotë”, tha Ralf Bret, ambasador i OSBE-së.

Ambsadori Bret ka dhënë vlerësime edhe për zgejdhjete 5 qershorit, duke i përshkruar ata si kryesisht te qeta dhe demokratike.

“Zgjedhjet kishin vlerësim ashtu si ishin dhe kuptohet kjo është përfitim për vendin dhe kuptohet që do të ketë ndikim pozitiv. Kjo është si një mozaik. Ka shumë pjesë, disa janë të bardha ndërsa të tjerat janë më shumë ngjyrë hiri. E gjithë fotografia në të vërtet është vlerësim I bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë”, tha Ralf Bret, ambassador i OSBE-së.

Ndërkohë lidhur me reformat dhe realizimin e tyre, ambasadori Bret u shpreh se OSBE-ja nuk jep raport për statusin dhe përparimin. Por shtoi se do ta ndihmojë vendin në realizimin e të gjitha reform,ave të duhura. Të gjithë këto komente, ambasador Bret i ka bërë në një intervistë dhen Radios Evropa e Lirë.

Publikuar: 26.06.2011 | 19:13
Lexuar: 383 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime