E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Serbët jo se i kishin të drejtat e garantuara, por ishin të privilegjuar. Çdo shqiptarë për të shpërtuar nga policia duhet të kishte “serbin” e tijë te i cili trokiste në derë për me shpëtue prej stupci.
Stupcokracia, ose kush bėn tė rrihet nė Kosovė?








Fadil Lepaja

Nëse askush deri më tani nuk e ka përmend këtë term, dhe unë rezulton të jem autori, atëher po e sqaroj kuptimin e tijë: Fjala stupc dmth një dru në formë shkopi të bejzbollit i mbaruar me metoda paksa ma primitive, për me e vu anash kerrit që tërhiqet nga kuajt, dhe kratia= dmth pushtet.

Mos e përktheni ngutshëm si pushtet i kuajve, sepse kuptimi është krejtësisht tjetër dhe ka të bëjë jo me botën e kafshëve ( mos u bazoni në sjelljet e tyre) por me botën e qeverisjes te ne. Nëse ndonjë filozof e sheh kët si nxitje diskutimi për “zoon politikon” kjo do të ishte një shkapërderdhje e temës.

Stupcokracia pra është ajo klasë që e mban pushtetin me stupc në krah dhe kur i teket e rreh kë të dojë pa i dhënë llogari bash kërkujt.

Por a rrehet çdokush te ne, nga pushteti?

Ka që pohojnë me dëshprim se shqiptarin zoti e kish pas ba enkas per stupc. Stupci s’ju da prej Rome, Turqisë, Serbise, Jugosllavise dhe se fundi edhe prej policise së Kosovës. Te tjerët nuk ban të rrihen në Kosovë. Eshtë e ndaluar.

Madje as kur rezistojnë arrestimit, apo kur bllokojnë rrugët magjistrale me ta duhet sjellur me dinjitet dhe duke ua respektuar të drejtat qytetare dhe njerëzore. Nuk mendoj kursesi se është gabim kjo e dyta. Mendoj se është gabim kjo e para. Por, megjithatë spo rrezikoj me dalë në shesh me e shpreh mendimin as me protestue, se pa fajin as meritën time, krejt rastësisht jam shqiptarë.

Kjo nuk më ban as krenar, as nuk më turpëron, thjesht mendoj se si shqiptar që jam duhet me mendue mirë para se me shpreh mospajtim me qeverinë. Kur kritikoj me shkrim kaloj pak më lehtë, vetëm me ndonjë telefonatë anonime apo me ndonjë koment ofendues pa e[mër. Nejse...

Dikush do të thotë që qeveria atë punë e ka, se rrihen edhe tjerët, për shtat palë qefe dhe se nuk është mirë me ba dallime kështu. Por nëse e shikojmë historinë na del se të tjerët, për shembull, bashkqytetarët tonë serbët, fqinjët tanë, nuk i ka ba zoti për stupc. Madje ka pasë raste kur prej Serbie kanë ardhe lidertë e tyre e kan thanë: “Askush nuk guxon me ju rreh”

Edhe në kohën e Turqisë osmane , serbët i kishin kishat e veta edhe alfabetin e vet, ndërkohë që shqiptarët ndiqeshin për afirmimin e gjuhës së tyre, kulturës së tyre. Të mos flasim për periudhën e sundimit serb dhe me vonë serbo-jugosllav.

Serbët jo se i kishin të drejtat e garantuara, por ishin të privilegjuar. Çdo shqiptarë për të shpërtuar nga policia duhet të kishte “serbin” e tijë te i cili trokiste në derë për me shpëtue prej stupci.

Kjo natyrisht nuk vlen për vet Serbinë. Atje, në Serbi, qytetarët serb edhe rriheshin, edhe burgoseshin, edhe vriteshin, por kjo bëhej nga shteti i tyre.

Fenomeni i quditshëm i ekzistimit të të privilegjuarve , në Kosovë mbeti në derë, trashigim nga e kaluara dhe quditrisht po “krihet” edhe nga faktori ndërkombëtarë, duke ndërtuar kështu idenë e sëmurë të supermacisë.

A bënë që për arsye të politikës ditore të dallohen njerëzit ? A nuk instalohet kështu shoqëria ku ka të barabartë dhe disa edhe më të “barabartë” ?

Por, nejse, mirë është që nuk rrehen serbët, aspak nuk ua dëshiroj një gjë të tillë, por të këthehemi te shqiptarët dhe fenomenin e rrahjes së tyre nga policia dhe të shohim pak edhe arsyet.

Tashmë jemi mësuar që ajo pjesa më shqiuptare e Kosovës, rrihet orë e qast. Po mendoj për Vetvendosjen, e cila edhe kur ishte OJQ edhe tash si parti, ka një tërhejqje magjike ndaj stupcit. Kan krijuar një kanal komunikimi me qeverinë përmes stupcit. Sikur i thonë, kurr smundesh me rreh sa qëndrojmë na.

Pjesa ma militante e sajë, me siguri kanë në shtëpitë e tyre përplot regjistrime rentgeni me eshtrat e thyera , pa specifikuar pjesët trupit. Policia ende nuk është trajnuar sa duhet , prandaj godet ku t’i teket.

Jo vetëm se godet por edhe len gjurmë të dhunës, me çka tregon se ska frikë aspak nga përgjegjësia. Le policët, por edhe civilët rrahin në emër të pushtetit, para kamerave, por kjo nuk është pjesë e këtij shkrimi, sepse deri tash civilët i kemi pa të sjellin veq me shkelma e grushta. Stupca të gomës a të drudit skan përdorur ende.

Edhe para pak ditësh, disa qytetarë duke iu lutur zotit në rrugë, i fyen perënditë tona lokale, të drunjëta, dhe hangrën dru. Arsyetimi ishte se e kanë bllokue rrugën. E rrugët te ne bllokohen edhe kur parakalon ndonjë zyrtarë i dorës së dytë.

Të mos e përmendim kur nga të tjerët, nga ata që nuk ban të rrihen ( dhe mirë është që nuk ban, se njeriu nuk duhet të rrihet) bllokohen magjistralet me ditë e javë, dhe ata i ruan edhe forca ndërkombëtare. Stupci nuk përmendet as në ëndërr.

Pra kush guxon të rrihet në Kosovë? A mund të flitet për demokraci kur kërkush nuk mundet me e thirrë në përgjegjësi një zyrtarë stupco-krat? Mbase për këtë duhet të thirret në interpelancë ministri i brendshëm bashk me shefin e tijë. Kështu fillimisht të vendosen rregullat e lojës.

Publikuar: 26.06.2011 | 19:53
Lexuar: 923 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime