E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtori i përgjithshëm i Sllovenia Telekom, Bojan Dremel theksoi se blerja e Cosmofonit, është hap i mëtejshëm i zgjerimit të kompanisë sllovene, në rajonin e Evropës juglindore. Sipas drejtuesve të rinj të operatorit të dytë celular, gradualisht do të ndryshojnë emri, logoja dhe ngjyrat e kompanisë. Sllovenët nuk planifikojnë as shkurtimin e numrit e të punësuarve.
Pronari i ri i Cosmofonit premton shėrbime cilėsore









Në pranim dorëzimin e Cosmofonit, pronarët e rinj të operatorit të dytë të telefonisë celulare Sllovenia Telekom, thanë se qëllimi i tyre është të bëhen lider në tregun e telekomunikimeve në Maqedoni.

Drejtori i përgjithshëm i Sllovenia Telekom, Bojan Dremel theksoi se blerja e Cosmofonit, është hap i mëtejshëm i zgjerimit të kompanisë sllovene, në rajonin e Evropës juglindore. Sipas drejtuesve të rinj të operatorit të dytë celular, gradualisht do të ndryshojnë emri, logoja dhe ngjyrat e kompanisë. Sllovenët nuk planifikojnë as shkurtimin e numrit e të punësuarve.

“Mund t’u them se mund të prisni cilësi të lartë dhe shërbime, përvojën më të mirë në këtë sektor dhe gjithë këto për një çmim të ndershëm dhe të kapshëm për të gjithë konsumatorë tanë”, tha Bojan Dremel, Drejtor i bordit të përgjithshëm të Sllovenia Telekom.

“Çmimet do të jenë të ndershme, të jem i sinqertë nuk duam të jemi më të lirët, por do të ofrojnë shërbime cilësore me çmime të kapshme për të gjithë”, theksoi Olivie Ponsin, drejtor i përgjithshëm i Cosmofonit. Dremel vërtetoi Cosmofon dhe ON-net do të bashkohen në një kompani të vetme.

“Tani në Maqedoni kemi dy kompani ON-net dhe Cosmofon. Do të ishte shumë shtrenjtë që të dyja të punojnë ndaras, prandaj ne planifikojmë që t’i bashkojmë këta dy kompani jo sot por për një kohë të shkurtër”, shtoi Bojan Dremel, Drejtor i bordit të përgjithshëm të Sllovenia Telekom.

Duke mos komentuar bisedimet me Deutche Telekom, Dremel tha se për momentin nuk ka kurrfarë bisedime me gjermanët. Sllovenët, e blenë Cosmofonin para një muaji për për 190 milion euro. Operatori i dytë i telefonisë celulare në Maqedoni, aktualisht ka 650.000 abonentë.
Nevzat Mamuti

Publikuar: 26.05.2009 | 16:57
Lexuar: 433 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime