E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nuk e di se ku qëndron problemi, tek ne prindërit apo tek mësimdhënësit. Kemi pasur raste kur në shkolla të mesme të ndryshme, nxënësve u është thënë që më mirë të regjistrohen në gjuhën maqedonase pasi për në gjuhën shqipe nuk ka kushte as kuadër”, tha Demiri. E njëjta situatë mbizotëron edhe në Veles, ku deri më tani nuk është arritur që të formohet asnjë paralele shqipe.
Shkollat e mesme nė Veles dhe Manastir mbesin pa paralele shqipe
Paralelet shqipe të parashikuara në Veles dhe në Manastir, vështirë të funksionojnë këtë vit të ri shkollor, pasi që numri i nxënësve të cilët janë pranuar në afatin e parë është shumë i vogël. Sipas prindit Sedat Demiri, në gjimnazin e Manastirit në afatin e parë janë paraqitur 13 nxënës ndërkaq janë pranuar vetëm tre, të cilët i kanë plotësuar kushtet.

“Nuk e di se ku qëndron problemi, tek ne prindërit apo tek mësimdhënësit. Kemi pasur raste kur në shkolla të mesme të ndryshme, nxënësve u është thënë që më mirë të regjistrohen në gjuhën maqedonase pasi për në gjuhën shqipe nuk ka kushte as kuadër”, tha Demiri. E njëjta situatë mbizotëron edhe në Veles, ku deri më tani nuk është arritur që të formohet asnjë paralele shqipe.

Sipas profesorit të gjuhës shqipe në gjimnazin e Velesit, Afrim Zeqiri thotë se në afatin e parë janë paraqitur 31 nxënës nga të cilët vetëm 14 kanë plotësuar kushtet dhe janë pranuar. “Nxënësit të cilët kishin konkurruar në afatin e parë ishin 31, por jo të gjithë plotësonin kushtet që kërkohen për regjistrim në gjimnaz dhe nga të gjithë ata u pranuan vetëm 14 nxënës”, tha Zeqiri.

Ai shtoi se tani për afatin e dytë do të ulen kriteret dhe sipas suksesit të këtyre nxënësve do të pranohen edhe tetë, ku prapë se prapë nuk do të plotësohet një paralele. “Sipas rezultateve dhe uljes së kriterit në afatin e dytë, do të pranohen edhe tetë nxënës, por fatkeqësisht numri i nxënësve të pranuar do të arrijë në 22 që do të thotë se nuk do të mund të formohet paralelja në gjuhën shqipe”, theksoi Zeqiri.

Ndërkaq gjatë vitit shkollor 2011/2012 në Manastir janë parashikuar dy paralele në gjuhën shqipe, një në shkollën e mesme të mjekësisë dhe një paralele në gjimnaz të cilat ende nuk kanë arritur që të formohen dhe në Veles janë paraparë tre paralele shqipe, një në gjimnaz, një paralele për teknik të makinerisë dhe një paralelet për elektronik për elektronikë dhe telekomunikacion, të cilat po ashtu nuk janë formuar ende.

Nga MASH-i apelojnë që nxënësit shqiptarë të cilët nuk janë paraqitur në afatin e parë, ta bëjnë atë në të dytin me qëllim që të formohen këto paralele shqipe për të cilat është vlerësuar se ka nevojë.(Lajm)

Publikuar: 27.06.2011 | 11:55
Lexuar: 557 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime