E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rasti i Maqedonisë, thotë, tërhoqi vëmendje të madhe dhe është mbajtur lart në axhendën politike evropiane gjatë kryesimit gjashtëmujor të Hungarisë me BE-në, që përfundon në fund të muajit.
Kekeshi: Emri tė zgjidhet, ėshtė nė interes tė tė gjithėve







Hungaria konsideron se Maqedonia ka të ardhme në Evropë dhe është pjesë e familjes evropiane. Në interes të të gjithëve është që kontesti me emrin të zgjidhet më shpejt, që do të mundësojë start të negociatave për anëtarësim në BE, thekson ambasadori hungarez në Shkup, Ferenc Kekeshi në intervistë për MIA-n.

Rasti i Maqedonisë, thotë, tërhoqi vëmendje të madhe dhe është mbajtur lart në axhendën politike evropiane gjatë kryesimit gjashtëmujor të Hungarisë me BE-në, që përfundon në fund të muajit.

"Por, duke pasur parasysh se nuk kishte progres për emrin. Këshilli Evropian nuk ishte në pozicion ta vendosë këtë çështje në axhendë", deklaroi Kekeshi.

Hungaria, thekson ambasadori, përfaqëson pozicion të njëjtë si presidenti austriak Hajnc Fisher se negociatat me Maqedoninë duhet të fillojnë pa u pritur zgjidhja për emrin, ndërsa dy proceset mund të vijojnë paralelisht.

"Kryeministri Viktor Orban tha se BE-ja duhet të ngrihet mbi debatin për emrin, në të cilën mund të kthehet në fund të negociatat inkuadruese edhe atë edhe të mos jetë parakusht për filimin e bisedimeve", thotë Kekeshi.

Përmendi se ekzistojn dimensione teknike dhe politike të ndërlidhura me fillimin e negociatave. Nga aspekti teknik ka dispozita dhe masa konkrete, të cilat duhet të plotësohen, ndërsa nga aspekti politik është i domosdoshëm konsensus mes vendeve anëtare të BE-së.

Kekeshi është i kënaqur nga ajo që është punuar gjatë kryesimit hungarez. Konsdieron se Evropa sot është më e fuqishme sesa para gjashtë muajve dhe se Budapesti i plotësoi premtimet që i dha, edhe pse, siç theksoi nuk ishin shumë të mira. "Evropa ishte e tronditur nga kriza në eurozonë, ndërsa janë zbatuar edhe ndryshime institucionale në pajtim me Marrëveshjen e Lisbonës.

Hungaria, thekson Kekeshi nuk ka kursyer orvatje edhe për vazhdim të procesit të zgjerimit të BE-së, ndërsa sidomos për eurointegrimin e vendeve nga Balllkani Perëndimor.

Hungaria, thekson ambasadori hungarez Ferenc Kekeshi në intervistën për MIA-n mbetet mbështetëse e fuqishme e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë, ndërsa e vazhdon edhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh me Maqedoninë.

Publikuar: 27.06.2011 | 13:06
Lexuar: 388 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime