Shoqata vlerëson se duhet të reformohet Agjencia për mbështetjen e turizmit dhe të bëhet Agjenci kombëtare për promovimin e turizmit e cila në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, bashkësinë e biznesit dhe Qeverinë do të punojë në zhvillimin e kësaj dege.
- Ulja e paralajmëruar e TVSH-së prej 18 në 5 për qind, subvencionimi i interesit për ndërtimin e kapaciteteve të vogla hotelierike dhe investimi në infrastrukturë do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit, vlerëson Shoqata për turizëm dhe hotelieri në kuadër të Odës ekonomike të Maqedonisë.
Prej atje theksojnë se i mbështesin të gjitha masat e paralajmëruara të Qeverisë të cilat janë në drejtim të nxitjes dhe zhvillimit të turizmit.
"Pas shumë viteve u bëmë industri atraktive për Qeverinë dhe përfundimisht e kuptuan se industria turistike është potencial i madh si për vende të reja të punës, ashtu edhe për tërheqjen e investimeve të huaja dhe promovimin e resurseve kulturore të cilat i kemi.
Me mundësitë e reja, gjegjësisht fakultetet e reja dhe kuadrin e ri arsimor, si dhe me atë që Qeveria na vendosi në prioritetet kryesore, vlerësojmë se gjatë këtij viti do të kemi fitbek", tha Snezhana Jovanovska-Trajkovska, kryetare e Shoqatës për turizëm dhe hotelieri në konferencën e sotme për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë.
Shoqata vlerëson se duhet të reformohet Agjencia për mbështetjen e turizmit dhe të bëhet Agjenci kombëtare për promovimin e turizmit e cila në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, bashkësinë e biznesit dhe Qeverinë do të punojë në zhvillimin e kësaj dege.
"Kur do të formohet agjencia kombëtare presim si industri turistike zhvillim më të madh të turizmit dhe deri vitin e ardhshëm të kemi numër më të madh të turistëve dhe afirmimin sa më të madh të Maqedonisë në tregun turistik", theksoi Jovanovska-Trajkovska.
Ajo vlerëson se Maqedonia ka ofertë të dobët duke i pasur parasysh resurset natyrore me të cilat disponon, ndërsa turizmi i banjave është një nga mundësitë i cili mund të tërheqë turistë të huaj.
Turizmi merr pjesë me 1,5 për qind në Bruto prodhimin vendor (BPV) dhe punëson rreth 15.000 njerëz.