E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas marrjes së mandatit, Gruevski ka 20 ditë që ta dorëzojë përbërjen dhe programin e qeverisë së re në Kuvend. Kuvendi e zgjedh qeverinë me shumicë votash.
Ivanov sot do t'ia dorėzojė mandatin Gruevskit pėr formimin e qeverisė








Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do t'ia ndajë mandatin për përbërjen e Qeverisë, Nikolla Gruevskit, lider i VMRO-DPMNE-së, parti e cila në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi më shumë vende të deputetëve.

Pas marrjes së mandatit, Gruevski ka 20 ditë që ta dorëzojë përbërjen dhe programin e qeverisë së re në Kuvend. Kuvendi e zgjedh qeverinë me shumicë votash.

Zëvendës-kryeministri i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi deklaroi se është kontraktuar platformë e re qeveritare midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

"Në platformë do të jenë të gjitha temat dhe të gjitha çështjet e hapura të cilat deri më tani nuk janë përmbyllur dhe ndoshta i kanë çrregulluar marrëdhëniet e ndërsjella. Me përmbylljen e të gjitha temave ne dëshirojmë Maqedonisë t'i sigurojmë të ardhme evropiane, si dhe zhvillim ekonomik.

Kjo është hera e parë në Maqedoninë pluraliste, programi qeveritar të jetë i përbashkët dhe i përbërë nga programet zgjedhore të dy partive-fituese në zgjedhje", deklaroi Abdilaqim Ademi. Sipas Ademit akoma nuk dihen emrat e ministrave të rinj.

Ermira Mehmeti-Devaja, nga BDI, të shtunën pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, tha se ndarja fillestare e pozicioneve dhe resoreve në pushtetin e ri do të jetë 2:1.

Në seancën e parë konstitutive që u mbajt të shtunën, Kuvendi njëzëri i verifikoi mandatet e 123 deputetëve të rinj në Dhomën ligjvënëse, ndërsa Trajko Veljanoski sërish u zgjodh njeriu i parë i këtij institucioni

Publikuar: 28.06.2011 | 11:04
Lexuar: 235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime