Kamë përshtypjen se Nëna Kosovë akoma nuk po ia del të bindet se gjeneratat e reja në diasporë kanë më pak emocione ndaj Nënës Kosovë e më shumë për perspektivën, për karrierën
për intereset personale, dhe se gjeneratat e reja po asimiliohen ndërsa Nëna Kosovë akoma nuk ka Plan ja Strategji për pengimin e asimilimit të tyre?!
Kamë përshtypjen se Nëna Kosovë akoma nuk po ia del të përgaditet për pritjen e pampurave, të valës së mërgimtarëve që do ta ripushtojnë Kosovën ( me vetura, aeroplanë, tragete e
).
Kamë përshtypjen se Nëna Kosovë akoma nuk po ia del të bindet se bëhet fjalë për bijtë dhe bijat që i dolën krah para e gjatë luftës dhe kjo përkrahje po vazhdon edhe në ditët e sotme.
Kamë përshtypjen se Nëna Kosovë akoma nuk po ia del të bindet se gjeneratat e reja në diasporë kanë më pak emocione ndaj Nënës Kosovë e më shumë për perspektivën, për karrierën
për intereset personale, dhe se gjeneratat e reja po asimiliohen ndërsa Nëna Kosovë akoma nuk ka Plan ja Strategji për pengimin e asimilimit të tyre?!
Kjo Industri e paemërtuar dhe akoma e papranuar institucionalisht e Kosovës, me rreth 500 MIL investime, donacione, sponzorizime për çdo vit ( 6 MLRD vetëm për periudhën e pasluftës ), akoma mbetet e pastudiuar, e pa hulumtuar, e paidentifikuar si e sa duhet, njësoj siq mbeti edhe fati i emrit të ekonomisë së tregut ose i tregut të lirë në Kosovë e që s është dhe derisa kjo nuk do të determinohet Kosova nuk do të jetë në gjendje ta hartojë as Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik ?! Mungesa e kësaj Strategjie, krahas mangësive tjera, do ta gjobisë Kosovën edhe në aspektin e hartimit të një strategjie të mirëfilltë të pritjes, të qasjes dhe të ngritjes se urave të bashkpunimit dhe të partneritetit me mërgatën tone ?!
Po, po mërgata jonë e rëndë 500 MIL /vit prodhon mjete e i jep infuzion politikës dhe ekonomisë së lodhur të Kosovës. Duke qenë se ajo nuk shpenzon asgje nga Buxheti i Kosovës, përkundrazi fuqizon konsumin dhe konsumatorin taksapagues gjeneruesin kryesor të Buxhetit të Kosovës, gjenerues real i së cilës është mërgata jonë, na del se mërgata jonë është më produktive, më efektive, më e lire, më
se menaxhmenti aktual i Shtetit të Kosovës i cili shpenzon pa lloogari, nuk jep llogari, dhe nuk i bën llogaritë reale sepse nuk ka as Strategji, as vision, as
?!
Mërgata jonë, nëse do ta abstrahonim faktin se jeton, punon, zhjvillohet
në shtetet mike të Kosovës prej nga gjeneron infuzione finansiare për Kosovën, del se është më efektive edhe se donatorët ndërkombëtar ?! Ndërsa, estabilishmenti aktual politik e menaxhues i Shtetit të Kosovës reflekton respekt ndaj donatorëve nga jasht deri në përulje ( nuk kamë asgjë kundër ) e ndaj donatorëve vendor është tepër inert ?! Derisa vendoirët me ndërkombëtarët bëjnë partneritete të shumta ( prap nuk kamë asgje kundër ) deri te tenderet e dyshimta, mërgata jonë për vendorët është inekzistente përveç kur është fjala për shfaqjet mediale ?!
Këto 500 MIL /vit, gjatë gjirimeve që i bëjnë Brenda vitit në tregun tone të produkteve mallrave e shërbimeve vazhdojnë të pllenohen e ripllenohen duke krijuar vlerën e re të cilën akoma askush nuk e ka studjuar as evaluuar. Kështu, aproksimativisht na del se pjesën më të madhe të Buxhetit të Kosovës, kamë guximin ta spekulloj me 65%, e krijon mërgata jonë e xhveshur nga shumë të drejta, nga shumë përkujdesje
me të vetmen të drejtë e kujdes të plotë: të kënaqet se trajtohet si dele për qethje ?!
Jam i sigurtë se mërgata jonë nuk kërkon shumë dhe se Nëna Kosovë nuk detyrohet të bëj ndonjë mrekulli.
Çka i duhet dhe me çka do të mjaftohej mërgata ?
1.Nëna Kosovë detyrimisht, pa diskutim, pa dallime dhe në formë strikte duhet
të insistojë në zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve në gjithë territorin e
Kosovës dhe mbi çdo individ, në veçanti ndaj VIP-ave dhe zyrtarëve për t iu
dhënë shembuj të tjerëve ! Zbatueshmëria e ligjeve në vëllim prej 30-40% nuk
jep as më të voglën garancë për veprimin e ligjeve, është njësoj si të mos
kishte zbatim fare, ose, ruajna Zot, si të mos kishim ligje fare ?!
Duhet të gjejmë forma për shkarkimin e gjyqeve nga mbi 230.000 lëndë të
grumbulluara, për pavarsimin dhe depolitizimin e gjykatave si dhe për
motivimin e institucioneve të drejtësise me kuadro, me teknike dhe
finansiarisht. Mërgimtarët edhe ashtu finansojnë, ndaj këtë e meritojnë !
2.Nëna Kosovë detyrimisht, pa diskutim, pa dallime dhe në formë strikte duhet
të insistojë në ngritjen e performansave të administratës Qendrore dhe të
atyre nëpër Komuna. U dëshmua se vetëm zgjatja e orarit të punës nuk
mjafton, nevoiten edhe përshtatje dhe produkte tjera. Paralelisht duhet ngritur
dhe modernizuar formën e organizimit dhe të mbikqyrjes së punës, cilësisë,
kulturës
rrespektimit të dinjiitetit të pales. Kontrollë e veçantë duhet të
ushtrohet në drejtim të pengimit të formave të ndryshme të korrupcionit.
3.Nëna Kosovë detyrimisht, pa diskutim, pa dallime dhe në formë strikte duhet
të insistojë në parandalimin e çdo trajte të mundshme të diskriminimit, jo
vetëm të mërgimtarëve. Një nga këto trajta është detyrimi i sigurimit të
automjeteve në kufi, jo se është kundërligjore por sepse është
diskrimininuese ?! Duke ditur për shumë raste të mospagesës së asnjë lloj
takse ja kontributi në trafik, duke ditur se sa automjete të bizneseve
qarkullojnë të paregjistruara ( sepse dajën e kanë në Pushtet ) dhe kjo gjë
konstatohet vetëm kur ato bëjnë aksidente me fatalitet, duke ditur për afro
50% të bizneseve informale
logjikisht imponohet përshtypja se diskriminohet
mërgata e cila, në një mënyrë tjetër, i paguan Nënës Kosovë ?!
4.Shëndetësia e Nënës Kosovë e zhytyr në det përplot halle nuk është e aftë të
bëj diç për vete e lëre më për pacientët-konsumatorë të shërbimeve mjeksore,
shëndetsore e farmaceutike. Mërgimtarët edhe derisa qëndrojnë në Kosovë
kanë nevojë për këto shërbime, të cilat, për fatin e keq të instituicioneve
shëndcetsore, i krahasojnë me shërbimet mjeksore në vendet ku jetojnë
aktualisht mërgimtarët. MSH nga ky det i halleve nuk di ta identifikojë
mundësinë e përfitimeve të dukshme materiale gjatë përkujdesjes
shëndetsore ndaj mërgatës. Këtë shans ia lë klinikave private të cilat janë në
konflikt të drejtë me ato publike sepse një pjesë e mire e stafit punon në të dy
anët dhe rekruton pacientë për klinikat private nga ato publike ?!
Derisa shtetet për-rreth Kosovës intenzivisht punojnë në zhvillimin e Turizmit
Shëndetsor dhe përfitojnë edhe nga shëndetsia edhe nga turizmi ne akoma
merremi me sëmundjet fëmijërore ?!
5.Anise mërgimtarët vetvetiu janë garantues dhe kredimarrës të sigurtë nuk
kamë degjuar që ndonjë bankë në Kosovë të jetë marrë me ta ? Bankat
ekzistuese në Kosovë i pranojnë dëshmitë e remitencave si njërën ndër
garancitë gjatë aplikimit të familjarëve të mërgimtarëve për kredi në Kosovë,
por nuk kanë plan biznesi as strategji si t i përfitojnë mërgimtarët për
kredimarrje, për të qenë aksionar, për
?!
6.Mërgimtarët ankohen për trajtimin e vrazhdë të tyre nga Policia e Kosovës, në
veçanti nga Policia e Trafikut. Mes nesh në Kosovë mbretëron mendimi ( që
më shumë mund të jetë paragjykim ) se mërgimtarët i ngasin shpejtë veturat e
tyre. Mërgimtarët kanë një tregim tjetër, se: Shihen e trajtohen si parelinjë të
cilët duhet qethur në ç mënyrë policët mbushin normën e ditës. Ata
ankohen se edhe dënimet për ta janë ato më të lartat sepse shacit kanë
para boll ?!
Sjellja ndaj tyre, në krahasim me policitë në Europë, duket tepër e vrazhdë,
reflekton me pakujdesi e me mungesë ndjenjash, mungesë kulture e edukate
profesionale ?!
Në Shqipëri kanë bërë zgjedhje të mire: Neve Kosovarët në trafik na trajtojnë
me kujdes të veçantë. Së fundit, për shkak të performansave të ulta
profesionale, së bashku me Policinë e Kosovës, në Rrugën e Arbërfit, do të
patrullojë Policia e Lezhës ?!
Kudo në Botë turisti, ,mysafiri pra, trajtohe me kujdesin dhe dashuirinë më të
madhe. Ne në Kosovë nëse nuk dime duhet të mesojmë !
7.Edhe shkollat fillore në Kosovë kanë filluar të organizojnë PANAIRE TË
PUNËS, BURSA TË PUNËS
e askush nuk kujtohet për punësimin e
mërgimtarëve të cilët do të vinin e do ta hapnin një vend pune për vehte dhe
për familjarët me një thes parash ?! Në këtë kontekst është për t u habitur
se as Projekti për Partneritet Publiko-Privat nuk reagon dot. Për këtë shkak
dhe për shkaqe tjera mërgimtarët tanë janë më shumë të interesuar dhe kanë
më shumë joshje e siguri për të investuar gjetiu se sa në vendlindje. Kjo është
e keqe për ne sepse remitencat do të vazhdojnë të ulen, sepse është
përgjigje praktike për investitorët potencialë të huaj dhe sepse po
dëshmohemi jo të denjë për Nënën Kosovë ?!
8.Një nga shkaqet tjera është padyshim KEK-u sepse mërgimtarët tmerrohen
me furnizimin e dobët me energji elektrike dhe me Planin ABC tepër të
vrazhdë të redukimeve të energjisë elektrike. Kjo fushatë diskriminuese e
KEK-ut, institucionalisht e përkrahur, është jasht kornizës Kushtetuese dhe
jasht kornizave Ligjore. Del se Nëna Kosovë përkrahë diskriminimin e
konsumatorit në Kosovë e Nëna Kosovë deklarativisht shprehet se njësoj i
don edhe evladët në mergim ndaj të cilëve adreson kërkesa për investime e
hapje të vendeve të reja të punës.
9. Në Gjermani ka Kompani për Sigurimin e Automjeteve ( nëse nuk
gabohem ky është mu ADAC-u ) të cilët anulojnë Polisën e Sigurimit për
çdo automjet që ka shkelur rrugët e Kosovës ?! Kjo për shkak të derivative
të naftës të cilësisë shumë të dobët, për shkak se ato vetura kërkojnë
riparime të shpeshta në Kosovë mu nga kjo arsye, për shkak të rrugëve
të pasigurta si nga aspekti i cilësisë së rrugëve edhe për shkak të
mungesës së sinjalizimit horizontal e vertikal, etj.
Cilësia e dobët e derivative të naftës është produkt i Nënës Kosovë, i
konfliktit të interesit në nivele të larta, i korrupsionit
dhe i kontrollit, i
mbikqyrjes e i inspekjtimit të pamjaftueshëm të cilësisë, të importit, të
distribuimit dhe të tregut në përgjithësi ?!
10. Informimi mërgimtarëve si konsumatorë të fushave të ndryshme është i
mangët dhe i pamjaftueshëm . Shihet qartë se kauza e mërgimtarit
konsumator nuk është studiuar fare dhe ndaj tij aplikohen plane, strategji e
standarde paushalle ?!
E gjithë kjo duket si e qëllimshme ?! Miliardat humben ?!
Kjo dëshmon se Nënës Kosovë tepër shternjtë i kushtojnë disa që nuk
dine, disa që nuk duan, disa që nuk munden
dhe disa që bëjnë pazare e
shit-blerje me Nënën Kosovë ?!
Mo Zo ma keq me e shitë Nanën. Nana as nuk shitet as nuk blehet ?!
11.Odat ekonomike, biznesore,afariste
asociacionet e ndryshme
biznesore, në veçanti Oda Ekonomike e Diasporës Shqiptare do të
duheshin të jenë më kreative, më të përkushtuara, më agile
në kontakt
me kauzën, sensin, nevojat dhe me mundësitë e absorbimit / adsorbimit
të mërgatës sonë atje ku janë aktualisht dhe këtu në Kosovë. E njëjta gjë
mund t i adresohet edhe organizatorëve të panaireve në Kosovë që
poashtu qalojnë në trajtimin e mërgatës: As si prodhues ( potencialë ) as
si produkte vendore as nga importi ?!
Potenciali prej 500 MIL , me gjasa reale që në kursimet e mërgimtarëve
të jetë shumëfish më i lartë, duhet të jetë një forcë shtytëse shumë e fortë
për angazhime në drejtim të zhvillimit ekonomik të Nënës Kosovë, të
zhvillimit të bizneseve, të zhvillimit të mërgatës dhe të përafrimit të saj me
shtetin e origjinës, në prehërin e Nënës Kosovë.
12.Ajo që është bërë deri më sot dhe që po bëhet aktualisht po i gjason një
REKLAME MASHTRUESE. Nëna Kosovë premton shume e realizon pak
e hiq :?! Nga sa u pa më lartë mund të dëshmohet kjo, por edhe nga
Ministria e diasporës e cila është themeluar e nuk ka Buxhet ?!
Po ku mbetën 6 MLRD të deponuara, të donuara, të investuara deri më
sot te Nëna Kosovë ?
A e ka merituar diaspora një REKLAME MASHTRUESE sa për t i pajtuar
partite në koalicion. Ja përgjigja në pyetjen: Kush është më i forti Nëna
Kosovë ose Parftia ?
13. Substituimi i importit, në veçanti i artikujve ushqimor do t ia shpëtotnte
Nënës Kosovë 2 MLRD / vit. Këtë shpetim Nënës Kosovë do t ia
mundësonte mërgata me investimin e maksimum 1 MLRD . Por, Nëna
Kosovë duhet të hapet para bijëve e bijave në gurbet, duhet t I thërrasë,
duhet t jua prezantojë projektet konkrete, duhet t ju sigurojë ligje,
standarde, konkurrencë të lire, përkujdesje institucionale
dhe
pamundësimin e monopoleve, korrupsionit, tenderomanisë, mitomanisë,
zhvatjeve, byrokracise
dhe lehtësime
si dhe duhet të jetë shumë e
sinqerte, si Nëna me evladin.
14. Institucionet e Nënës Kosovë, duke e trajtuar mërgatën edhe si turistë,
duhet të përgaditen dhe t i mirëpresin si turistë. Dhe jo vetëm ato por edhe
agjensite e operatorët turistikë, edhe hotelet edhe restaurantet edhe të
gjithë subjektet biznesorë të turizmit e të hotelierisë, por edhe
asociacionet e turizmit që veprojnë në Kosovë. Anise të gjithëve iu
mungon qasja institucionale, profesionale e biznesore, anise çdo gjë
zhvillohet në kuadër të një fushate stihike jo të denjë për një fushë
biznesi siq është turizmi e hotelieria ?! Edhe pikat turistike, kulturo-
historike, të kultit, të artit e kulturës, raritetet
çdo gjë që ka vlera për të
afirmuar e zhvilluar turizmin duhet ti përshtatetn fluksit të ardhjes së
mërgimtarëve, për t i joshur ata dhe, mes tjerash, për të parandaluar
asimilimin e mëtejmë të tyre. Kjo është me interes edhe nga aspekti I
krijimit të kushteve që mërgimtarët paratë e planifikuara për pushim e
kënaqësi t i investojnë këtu te Nëna Kosovë e jo gjetiu.
15. Edhe në këtë fushë si në të gjitha fushat tjera, pozitë e opozitë duhet të
bashkpunojmë për t i shtuar performansat. Shembull i kemi SHBA-të ku
bashkpunohet për kauzën dhe intereset e Shtetit. Mendoj se nuk është
mire të shikohet anash për seri e pastaj të kritikohet e të kërkohet
përgjegjësi. Nuk është mire, poashtu mendoj, që vazhdimisht të
kritikohet pa tentuar ja pa provuar bashkpunimin dhe pa ofruar zgjidhje
do të ishte kriticizëm :?!
Nëna Kosovë është e të gjithëve neve njësoj: Në të drejtat dhe obligimet
tona.
Kjo vlenë për të gjithë edhe për shoqërinë civile, qoftë edhe ajo që ka
preferenca sado të vockla politike, sepse Nëna Kosovë, Shteti pra, është
mbi çdo indivd qoftë fizik ose juridik, qoftë insitucional ose partiak.
FlamuriI Kosovës është dhe duhet të mbetet Flamur mbi të gjithë flamujt
tjerë, së bashku me flamurin kombëtar.
Selatin Kaçaniku, dhe
KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë