E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zbritje apo dhënie pa pagesë e kartonit të gjelbër, ndërsa rritje të çmimit të sigurimit për autopërgjegjësi, propozojnë kompanitë e sigurimeve lidhur me zbritjen e paralajmëruar të kartës së gjelbër, që paguhet gjatë udhëtimit jashtë vendit.
Karton i gjelbėr mė i lirė nga 1 gushti


Gjatë uljes së çmimit të kartonit të gjelbër duhet pasur parasysh të mos dëmtohet masa e premisë, para së gjithash, asaj teknike, thonë nga kompanitë e sigurimit të cilët ende nuk janë të njohur sesi qeveria e re në seancën e saj të parë do ta ulë çmimin e kësaj takse.

Zbritje apo dhënie pa pagesë e kartonit të gjelbër, ndërsa rritje të çmimit të sigurimit për autopërgjegjësi, propozojnë kompanitë e sigurimeve lidhur me zbritjen e paralajmëruar të kartës së gjelbër, që paguhet gjatë udhëtimit jashtë vendit. Deri tek ta, siç pohojnë, deri më tani nuk ka arritur ndonjë propozim konkret për zbritjen e kartonit të gjelbër.

"Nuk kemi ndonjë paralajmërim dhe propozim konkret për zbritje. Shpresoj se në të ardhmen e afërt, institucionet kompetente në bashkëpunim me ne, do të arrijnë të gjejnë ndonjë bilanc, i cili do të thotë solidaritet që të ndahet në atë mënyrë që thjeshtë çmimi i kartës së gjelbër të jetë vetëm shpenzim operativ për letër apo pa pagesë, ndërsa tek autopërgjegjësia të bëhet bilanc, përkatësisht rritje e autopërgjegjësisë, ndërsa ulje apo dhënie pa pagesë e kartonëve të gjelbër", theksoi sot në konferencë për shtyp Dragan Llazarevski, drejtor i Kroacia Sigurimi SHA Shkup, e cila shënon dy vite të punës së saj.

Ai theksoi se ekziston bindje se edhe në Maqedoni duhet që me polisën për autopërgjegjësi të jepet edhe kartoni i gjelbër, por se me atë hapet çështja për çmimin e autopërgjegjësisë.

"Çështja për kartën e gjelbër është ndërkombëtare, e jo çështje e një shteti. Më herët, ajo çështje ishte e rregulluar në një sistem solidar, do të thotë, secili që duhej të shkojë jashtë vendit me polisën themelore për autopërgjegjësi, pajisej pa pagesë edhe me kartë të gjelbër. Megjithatë, me ndarjen dhe formimin e tregjeve nacionale për sigurim, u imponua politika që të paguhet kartoni i gjelbër, përkatësisht primin për kartën e gjelbër ta paguajë vetëm ai që udhëton jashtë vendit. Kjo është shkelje jonatyrore e parimit të solidaritetit, që nënkupton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, pa dallim nëse udhëtojnë jashtë vendit apo jo, duhet të marrin pjesë në përgjegjësinë e tyre të mundshme nëse u shkaktojnë dëme personave të tretë jashtë vendit", tha Llazarevski.

"Kroacia Sigurimi" SHA Shkup funksionon si pjesë e grupacionit "Croatia Osiguranje" d.d Zagreb. Është themeluar më 6 maj të vitit 2009 dhe deri më tani ka sallone shitëse në 15 qytete në Maqedoni.

Publikuar: 28.06.2011 | 20:09
Lexuar: 668 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime