E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Janakievski thotë edhe pse shteti i ka shitur ngastrat, 80 % e mjeteve nga shitja e tyre kanë përfunduar në komuna ndërsa vetëm 20% në arkën e shtetit. Sipas tij, në diskonim momentalisht ka rreth 200 ngastra. Ndërsa sipas kryebashkiakut të Shkupit ndarja e tokës do të bëhet në mënyrë elektronike.
Komunat, certifikata pėr shitjen e pronave shtetėrore







Komunat morën certifikata për shitjen dhe dhënien e pronës shtetërore me qira, ndërsa ato ende nuk kanë programe për menaxhimin dhe ndarjen e tokës. Ministri i Tranpsortit nuk sheh problem në procedurën e zhvendosur. Kurse kryebashkiaku i Shkupit paralajmëroi se ndarja e pronës shtetërore do të bëhet në mënyrë elektronike. Disa nga kryetarët e komunave u ankuan se shteti i ka shitur ngastrat më atraktive.

Edhe pse asnjë komunë ende nuk ka program për menaxhimin dhe ndarjen e tokës ndërtimore, ministri i transportit dhe lidhjeve Janakievski dhe kryebashkiaku i Shkupit Trajanovski ndanë certifikata për punonjësit në komuna përmes të cilëve mund të kryhet procedura për shitjen dhe dhënien e pronës shtetërore me qira. Janakievski thotë se programet do të vijojnë pas certifikatave.

“Gjatë javës së ardhshme, një pjesë e komunave do t’i miratojnë programet dhe pas miratimit do të duhet t’i dorëzojnë deri tek komiteti për menaxhim me tokën ndërtimore, i cili është i përbërë nga BNJVL dhe ministria e financave, transportit dhe lidhjeve dhe vetëqeverisjes lokale, të cilët pastaj do të dorëzojnë propozim në qeveri e cila do të sjellë vendim se cila komunë mund të fillojë me menaxhimin e tokës ndërtimore”, tha Mile Janakievski, ministër i transportit.

Janakievski thotë edhe pse shteti i ka shitur ngastrat, 80 % e mjeteve nga shitja e tyre kanë përfunduar në komuna ndërsa vetëm 20% në arkën e shtetit. Sipas tij, në diskonim momentalisht ka rreth 200 ngastra. Ndërsa sipas kryebashkiakut të Shkupit ndarja e tokës do të bëhet në mënyrë elektronike.

“Licitacioni do të bëhet në mënyrë elektronike. Komunat nuk do të furnizohen në mënyrë të veçantë me sistemin, por do ta shfrytëzojnë sistemin dhe regjistrin elektronik të tokave ndërtimore”, tha Koce Trajanovski, Kryebashkiak i Shkupit.

Disa kryetarët e komunave u ankuan se shteti i ka shitur ngastrat më atraktive. Sipas ligjit, nga 1 korriku komunat do të mund të menaxhojnë me tokat ndërtimore.

Publikuar: 28.06.2011 | 20:12
Lexuar: 535 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime