Sipas Jakup Krasniqit, me Rregullore të Punës Kuvendi duhet ti mbajë dy seanca në muaj, por sipas tij organi ligjvënës po mban më shumë se dy seanca në muaj varësisht sipas materialeve që ka dhe ligjeve që vijnë nga Qeveria në Kuvend.
Interpelanca e kërkuar nga Vetëvendosja për kryeministrin Hashim Thaçi lidhur me autostradën Ibrahim Rugova, do të mbahet këtë të enjte.
Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit.
Kryekuvendari Jakup Krasniqi ka thënë se pos interpelancës të enjten do të shqyrtohen katër projektligje që dalin si obligim nga Raporti i Progresit.
Krasniqi ka komentuar kërkesën e ministres së Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e cila në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se puna e legjislativit duhet të jetë më dinamike në miratimin e 49 projektligjeve që kanë të bëjnë me Raportin e Progresit të Komisioni Evropian.
Sipas Jakup Krasniqit, me Rregullore të Punës Kuvendi duhet ti mbajë dy seanca në muaj, por sipas tij organi ligjvënës po mban më shumë se dy seanca në muaj varësisht sipas materialeve që ka dhe ligjeve që vijnë nga Qeveria në Kuvend.
Jemi duke punuar sipas procedurave të miratimi të ligjeve. Asnjë ligj nuk ka tejkaluar kohën që parashihet me Rregulloren e Punës, ka thënë ai, por pa treguar qartë nëse Kuvendi do të jetë gjatë muajit gusht në pushime a jo.