"Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja nuk janë thjesht martirë të demokracisë, ata janë më shumë; janë simbole qëndrese, simbole kurajoje, janë simbole të disidencës politike", tha Topi.
Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi Sokol Sokolin dhe Tom Ndojën me Medaljen e Artë të Shqiponjës. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u ekzekutuan nga regjimi komunist si organizatorët kryesorë të revoltës së të burgosurve politikë në burgun e Qafë-Barit, në vitin 1984. Këtë veprim presidenti e cilësoi në motivacionin e dekoratës si kurajo qytetare dhe akt i disidencës antikomuniste
"Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja nuk janë thjesht martirë të demokracisë, ata janë më shumë; janë simbole qëndrese, simbole kurajoje, janë simbole të disidencës politike", tha Topi.
Presidenti vijoi me një thirrje për të gjitha institucionet shtetërore, organet e drejtësisë dhe entet e tjera që kanë informacion ose mekanizma verifikimi që të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të gjetur, identifikuar dhe nderuar ashtu siç duhet çdo person të zhdukur dhe individ të ekzekutuar nën regjimin komunist. Ndërsa familjarët e të dekoruarve Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja falenderuan Presidentin Topi për vlerësimin që u bëri të afërmve të tyre.