E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me kujdes do të bëjmë evaluimin e destinacioneve të reja. Kemi listë me destinacione të mundshme, por duhet para së gjithash të merret parasysh kërkesa dhe harxhimi i operimit tonë", tha drejtori i përgjithshëm komercial i kompanisë "Viz Er" Georgi Abran në konferencën e sotme për shtyp në aeroportin e Shkupit.
Me




- Qytetarët e Maqedonisë për 26 euro mund të udhëtojnë deri në Londër me aviokompaninë me buxhet të vogël "Viz Er", e cila ka hyrë në tregun e Maqedonisë nga mesi i këtij muaji. Në çmimin është përfshirë edhe taksa e aeroportit, ndërsa nga 20 shtatori nga kompania paralajmërojnë edhe fluturime për në Venecie.

Tani për tani mbeten në këto dy destinacione, por nga ekipi i menaxherëve të aviokompanisë potencojnë se po shqyrtohen edhe destinacione tjera të mundshme, por së pari duhet të shihen rezultatet nga kjo fazë fillestare.

"Kjo fazë është shumë e rëndësishme që të shohim se si po zhvillohen punët me këto dy destinacione. Ekzistojnë shumë ide të reja dhe po shqyrtojmë shumë obsione, po së pari duhet të shohim se oferta po funksionon. Me kujdes do të bëjmë evaluimin e destinacioneve të reja. Kemi listë me destinacione të mundshme, por duhet para së gjithash të merret parasysh kërkesa dhe harxhimi i operimit tonë", tha drejtori i përgjithshëm komercial i kompanisë "Viz Er" Georgi Abran në konferencën e sotme për shtyp në aeroportin e Shkupit.

"Viz Er" është themeluar para shtatë viteve, në vitin 2004. E mbulon pothuaj tërë Evropën me fluturime të lira. Operon në hapësirën ajrore në tetë shtete, mes të cilëve Hungaria, Bullgaria, Ukraina dhe Çekia, ndërsa më të pranishëm janë në Poloni dhe Rumani. Vitin e kaluar kanë pasur 10 milionë udhëtarë, ndërsa për këtë vit presin rreth 11 milionë udhëtarë. Disponojnë me 37 aeroplanë "erbas 320" me 180 ulëse, ndërsa numri i të punësuarve është 1.450.

Publikuar: 29.06.2011 | 18:11
Lexuar: 389 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime