Gosn, i cili njëkohësisht është shef i partnerit të "Nisan", francezit "Reno", në sesionin vjetor të aksionerëve theskoi se paga e tij është e bazuar mbi standardet botërore.
Drejtori i prodhuesit japonez të automjeteve "Nisan" Karlos Gosn sot iu përgjigj pyetjes së vështirë lidhur me pagën e tij vjetore prej 982 milionë jenësh (12 milionë dollarë), por shumë lehtë fitoi mandat që edhe dy vjet ta udhëheqë këtë kompani.
Gosn, i cili njëkohësisht është shef i partnerit të "Nisan", francezit "Reno", në sesionin vjetor të aksionerëve theskoi se paga e tij është e bazuar mbi standardet botërore.
"Përfitimi mestar vjetor i drejtorëve të disa industrive të asutomjeteve arrijnë 15,3 milionë dollarë. "Nisan" është kompani japoneze me drejtori botërore ", theksoi Gosn, duke thenë se drejtorë të talentuar mund të gjejnë punë lehtë kudoqoftë.
Ai erdhi në krye të "Nisanit" në vitin 1999 kur prodhuesi japonez ishte në prag të bankrotit, duke zbatuar masa të rrepta për kursim dhe duke e vendosur kompaninë në baza të shëndosha.