E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Simpoziumin shkencor me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Beqir Musliu, morën pjesë shkrimtarë dhe studiues të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.
Mėsimdhėnės tė USHT-sė morėn pjesė nė Simpoziumin shkencor kushtuar Beqir Musliu


Dy mësimdhënës të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të USHT-së, Prof. dr. Luljeta Isaku dhe Mr. Arlind Farizi, javën e kaluar, në Gjilan të Republikës së Kosovës morën pjesë në Simpoziumin shkencor me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së poetit dhe prozatorit të mirënjohur shqiptar, Beqir Musliu.

Mr. sc. Arlind Farizi, në kumtesën e titulluar: “Imazhi i tjetrit në poezinë e Beqir Musliut”, theksoi se vepra e Beqir Musliut do t’i bëjë nder letërsisë sonë në shekujt që do të vijnë. “Tjetri është një koncept psikologjik, antropologjik dhe filozofik që zbërthehet në tërë tërësinë e tij semantike, si një person në lidhjen me Tjetrin.

Nga ky raport mund të kuptohet edhe raporti mes njësive gjuhësore dhe figurave stilistike, mes kuptimit dhe komponentëve tjera imazhologjike. Kjo porosi del përderisa ne i lexojmë dhe interpretojmë poezitë e Beqir Musliut dhe paraqet vektorin e fillimit të një punimi shkencor kur për studim e kemi Imazhin e Tjetrit në poezinë e Beqir Musliut”, tha në kumtesën e tij, Mr. sc. Arlind Farizi.
Mësimdhënës të USHT-së morën pjesë në Simpoziumin shkencor kushtuar Beqir Musliu

Prof. dr. Luljeta Isaku, në këtë Simpozium u prezantua me kumtesën lidhur me prozën e Beqir Musliut, me titull “Proza që sfidon ardhmërinë”. Sipas profesoreshës Isaku, vizionet krijuese të veprës së Beqir Musliut depërtojnë thellë në poret më të imta të jetës. „Ritmet konkrete, nxirren përmes formave të papërcaktuara e të pakufishme të ekzistencës, gjersa mrekullitë dhe misteret nxirren nga frymëmarrjet e jetës së përditshme.

Autori i librit ,,Mbledhësit e Purpurit” është përqendruar në veçanti në veprimin, rolin, ndikimin dhe gjurmët e njeriut në hapësirën kozmike, si subjekt determinues i rrjedhave shoqërore-historike, ndonëse me një strukturë tërësisht metaforike, gjërat vështrohen nga konteksti historik, si obligim për kujtesën kolektive, duke insistuar që për hir të ruajtjes së identitetit, në asnjë moment të mos hiqet dorë nga ajo pjesë e së kaluarës, e cila në forma të ndryshme manifestohet edhe në kohën aktuale“, tha në mes tjerash, Prof. dr. Luljeta Isaku, në simpoziumin kushtuar veprës së Beqir Musliu.

Në Simpoziumin shkencor me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Beqir Musliu, morën pjesë shkrimtarë dhe studiues të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.
Mësimdhënës të USHT-së morën pjesë në Simpoziumin shkencor kushtuar Beqir Musliu
Mësimdhënës të USHT-së morën pjesë në Simpoziumin shkencor kushtuar Beqir Musliu

Publikuar: 29.06.2011 | 20:03
Lexuar: 735 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Ahmet Murati (29/06/2011 20:45:47) Ishte kėnaqėsi qė morrėt pjesė ju, dhe ligjėrues tė tjerėt nga Shqipėria nė Simpoziumin shkencor kushtuar shkrimtarit tė mirėnjohur gjilanas Beqir Musliu me rastin e 15 vjetorin e ndarjes sė tij fizike nga ne por qė fjalėt e tij, pėrkatėsisht veprat e tij do na mbesin gjithnjė dhe ai do tė jetė nė mesin tonė.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime