Sanksione janë vendosur edhe për shefin e policisë iraniane Ismail Ahmadi Mogadam dhe zëvendësin e tij Ahmad-Reza Radan për shkak të ndihmës së dhënë për presidentin sirian Baash al Asad në qetësimin e protestave në të cilat e humbën jetën qindra demonstrues dhe një numër i madh janë arrestuar.
Ministria amerikane e Financave publikoi se vendos sanksion për forcat siriane të sigurisë për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut të demonstruesve antiqeveritarë dhe sanksione për Iranin për shkak të mbështetjes për autoritetet siriane në qetësimin e protestave.
Të gjitha llogaritë e shefave të katër sektorëve kryesorë të forcave siriane të sigurisë janë ngrirë dhe të gjithë amerikanëve u ndalohet të mbajnë çfarëdo lloj kontakti me ta.
Sanksione janë vendosur edhe për shefin e policisë iraniane Ismail Ahmadi Mogadam dhe zëvendësin e tij Ahmad-Reza Radan për shkak të ndihmës së dhënë për presidentin sirian Baash al Asad në qetësimin e protestave në të cilat e humbën jetën qindra demonstrues dhe një numër i madh janë arrestuar.
"Sanksionet dëshmojnë se ne po i ndjekim veprimet e këtyre personave dhe për këtë arsye edhe zbatojmë masa kundër tyre", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Marko Touner.