Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura paradokohe, siç theksoi, treguan se shumica e qytetarëve i mbështesin këto qëllime dhe prioritete, që paraqet obligim i organeve shtetërore të reja.
Republika e Maqedonisë mbetet konsekuente e qëllimeve të saj afatgjate dhe të larta, duke u nisur madje nga parimi kryesor i sinqeritetit dhe afërsisë me të gjithë, theksoi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në takimin plenar të Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive, anëtare të Procesit së bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) që mbahet në Shën Stefan, Mal të Zi.
"Qëllimet tona janë të qarta - Maqedonia si anëtare e plotfuqishme në NATO dhe Bashkimin Evropian, shteti i cili zhvillon marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë fqinjët e saj, e inkuadruar në të gjitha iniciativat rajonale, sinqeritetit ndaj botës, ndaj bashkësisë ndërkombëtare, nga të gjithëve", tha Ivanov, duke theksuar se rezultatet nga kjo nuk ngecin.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura paradokohe, siç theksoi, treguan se shumica e qytetarëve i mbështesin këto qëllime dhe prioritete, që paraqet obligim i organeve shtetërore të reja.
Presidenti i Maqedonisë tha se Shën Stefani është vendi nga i cili sot dërgojnë mesazh të qartë dhe të sigurt për përkushtueshmërinë ndaj qinderitetit dhe lidhjes së ndërsjellë në ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët përmes bashkëpunimit të përbashkët.
"Fuqia më e madhe e rajonit dhe Evropës është në sinqeritetin dhe bashkimin e saj, ndërsa rreziku më i madh për ta del nga mbyllja dhe ndarja. Vetëm bashkarisht mund t'i zgjidhim çështjet si lidhja energjetike rajonale, korridorët e përbashkët transportues, infrastruktura e përbashkët hekurudhore", nënvizoi shefi i shtetit.
Evropa Juglindore, shtoi ai, është urë natyrore midis bërthamë e zhvilluar e Evropës dhe disa prej ekonomive me rritje të shpejtë në botë, drejt burimeve ml të rëndësishme të energjenseve, drejt një mase të madhe të kapaciteteve të pashfrytëzuara të kapitalit njerëzor dhe potencialit konsumues. EJL-ja mund të jetë bartës jashtëzakonisht i rëndësishëm i diturisë, kapitalit dhe vlerave pozitive midis Evropës dhe vendeve të Lindjes, që si shtete të ndara nuk mundemi këtë ta bëjmë politikisht dhe ekonomikisht, të luajmë rol midis Evropës dhe fqinjësisë së saj të afërt. Ballkani duhet të funksionojë si rajon i bashkuar, pjesë e tregut të bashkuar evropian dhe hallkë e rëndësishme në komunikimin evropian ndaj botës.
"Pa integrimin e rajonit tonë nuk mund të flasim për proces plotësisht të suksesshëm dhe të rrumbullakësuar. Vetëm Evropë e bashkuar plotësisht do të mund të jetë konkkrente ndaj forcave tjera të mëdha dhe rritëse dhe të ballafaqohet me problemet e shumta, sot, nesër dhe në të ardhmen. Evropa nuk guxon më të befasohet, si me ngjarjet me rënien e RSFJ-së Afrikën Veriore dhe Mesdhe, ose me problemet në Eurozonë. Liderët e BE-së kanë për obligim të veprojnë në interes të Evropës. Besoj në vizionin dhe udhëheqësinë e liderëve evropianë, nuk jam i deinkurajuar, edhe pse Republika e Maqedonisë po i nënshtrohet një trajtimi jo të barabartë, edhe pse kemi kritere shtesë si askush deri më tani në kontinentin tonë, as më gjërë", tha Ivanov.
Presidenti i shtetit theksoi se Ballkanit sot i nevojitet mbështetja për vazhdimin e proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike.
"Me integrimin të gjithë ne do të japim kontribut drejt demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës në hapësirën e hapur evropiane. Kështu, suksesi evropian do të varet nga të gjithë ne. Përmes zbatimit të reformave, përmes bashkëpunimit rajonal, e mbajmë të gjithë bashkarisht përgjegjësinë dhe vendet tona, secila në veçanti dhe të gjithë së bashku, e trasojnë ardhmërinë e tyre. Por, përgjegjësia është e përbashkët e gjithë Evropës, askush nuk duhet të ketë dilemë", theksoi presidenti Ivanov.
Në margjinat e samitit është paraparë që presidenti i Maqedonisë të realizojë më shumë takime bilaterale