E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, unë dhe kolegët e mi, ministrat e Jashtëm të OSBE-së, përzgjodhëm Lamberto Zannier-in për të marrë timonin e kësaj organizate të rëndësishme”, tha Ažubalis.
Zannier, sekretar i pėrgjithshėm i OSBE-sė







Ambasadori Lamberto Zannier, nga Italia, u emërua sekretari i përgjithshëm i OSBE-së me një vendim të njëzëshëm të Këshillit Ministerial nga të 56 shtetet anëtare të organizatës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i radhës i OSBE-së, ministri lituan i Punëve të Jashtme, Audronius Ažubalis.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, unë dhe kolegët e mi, ministrat e Jashtëm të OSBE-së, përzgjodhëm Lamberto Zannier-in për të marrë timonin e kësaj organizate të rëndësishme”, tha Ažubalis.

Zannier, i cili është diplomat karriere, ka qenë drejtor i qendrës së OSBE-së për Parandalimin e Konflikteve në periudhën 2002-2006.

Që nga qershori i vitit 2008, ai ka shërbyer si përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe kreu i Misionit të Përkohshëm Administrativ të OKB-së në Kosovë.

“Kam nderin të marr postin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, të cilën e njoh aq mirë dhe e cila luan një rol kyç për promovimin e vlerave dhe luftimin e kërcënimeve të përbashkëta në fushën e sigurisë”, tha Zannier, i cili e merr detyrën më 1 korrik.

Publikuar: 30.06.2011 | 21:49
Lexuar: 466 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime