Pasi me sukses kishte mbyllur bisedimet me Napolin, të cilat u kurorëzuan me firmosjen e kontratës katërvjeçare, dhe pushimeve në Amerikë (Miami, Las Vegas, New York) futbollisti shqiptar nga Bogovina e Tetovës kishte vendosur që edhe një javë pushimi ta kaloj me të afërmit e tij në vendlindje.
Të mërkurën paradite, në ora 10 e 30 minuta në aeroportin e Shkupit zbriti ylli i ri i Napolit, Blerim Xhemaili, ndërsa kishin dal për ta pritur prindërit e tij dhe kushëriri i pandarë Irfan Xhemaili.
Pasi me sukses kishte mbyllur bisedimet me Napolin, të cilat u kurorëzuan me firmosjen e kontratës katërvjeçare, dhe pushimeve në Amerikë (Miami, Las Vegas, New York) futbollisti shqiptar nga Bogovina e Tetovës kishte vendosur që edhe një javë pushimi ta kaloj me të afërmit e tij në vendlindje.
Me këtë rast Xhemaili dha një intervistë ekskluzive për gazetën Lajm.
Blerim, cila ishte arsyeja e kalimit te Napoli?
Xhemaili: U përcaktova për Napolin sepse është një skuadrat më të respektuara në Serie A, përveç asaj transferimi te Napoli është një hap i madh në karrierën time. Shpresoj se do të vazhdoj të luaj mirë, ashtu sikur te Parma dhe me ndihmën e fatit të arrij edhe më shumë.
Përveç Napolit pati ekipe të tjera nga Italia që u interesuan për ty?
Xhemaili: Po, po, kishte, mirëpo unë dëshiroja të kaloj në Napoli. Napolin e doja, ndërsa jashtë Italisë skam pasur ndonjë ofertë.
Pse nuk qëndruat te Parma?
Xhemaili: Dëshira ime ishte të shkoj te Napoli, sepse është një rast shumë i mirë për mua të luaj në Ligën e kampionëve. Dhe, nëse luaj mirë këtu, atëherë do të jem në shënjestër të skuadrave të mëdha siç janë Milan e Inter.
Si qëndron puna me sponsorin Nike?
Xhemaili: Nike-n do ta kem edhe një vit te Napoli, e pastaj do të shohim.
Blerim, deri sa ishit te Parma e Torino keni luftuar për mbijetesë, kurse tani te Napoli punët janë ndryshe, pasi napolitanët janë ekip që luftojnë për kreun e renditjes. Për ty a do të jetë më lehtë tani?
Xhemaili: Mendoj se te Napoli do ta kem më kollaj për të luajtur dhe kujtoj se do të bëj paraqitje më të mira, sepse është ekip që ka ambicie të mëdha. Ndërsa kur isha te Parma e Torino e kisha më vështirë, ngase çdo herë mendjen e kishim si të sigurojmë më shumë pikë për ta siguruar mbijetesën.
Cilin numër do ta mbani te Napoli?
Xhemaili: Ende se di. Ndoshta numrin 5 ose 86. Numri i fundit ka të bëj me ditëlindjen time.
A keni frikë nga konkurrenca në skuadër?
Xhemaili: E di se do të jetë vështirë të zësh vend në formacionin bazë të Napolit, për shkak të konkurrencës së madhe, por unë kam besim në vetvete dhe skam frikë nga askush.
Sa mund të shkoj larg Napoli në Ligën e kampionëve?
Xhemaili: Ne kemi dëshirë të luajmë në finale, por kjo do të jetë shumë e zorshme. Urojmë të shkojmë sa më larg që është e mundur.
Sipas jush, Napoli do të jetë më i dobët apo më i fortë në sezonin e ri. Po flitet se do të largohet Marek Hamsik e disa të tjerë?
Xhemaili: Jo unë nuk mendoj ashtu. Të gjithë lojtarët, përfshirë edhe Hamsikun do të qëndrojnë në klub. Mendoj se do të jemi më të fortë se në edicionin e kaluar.
Napoli njihet për tifozëri të flaktë. A do ta keni problem të shëtiteni i lirë nëpër qytet?
Xhemaili: E kjo do të jetë pak problem, por publiku edhe i do shumë lojtarët e tyre, kanë shumë respekt, i shikojnë si yje. Do të jetë problem me u shëtitur i lirë, por unë shkoj për të luajtur futboll.
: Dhe, në fund cilat janë objektivat e Napolit në sezonin e ri?
Xhemaili: Napoli gjithmonë ka luftuar për kreun e renditjes, ndërsa edhe në edicionin e ri do të synoj të fitoj Scudeton.
Lajm