Sipas presidentit polak Bronisllav Komorovski, ky është moment simbolik në historinë e vendit, për shkak se vjen saktë dy dekada pas prishjes së Marrëveshjes së Varshavës, më 1 korrik të vitit 1991.
- Solidariteti evropian duhet të jetë diçka më shumë se sa parullë e thjeshtë gjatë krizës ekonomike dhe skepticizmit të përforcuar ndaj unitetit të Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri polak Donald Tusk, vendi i të cilit sot e ndërmori kryesimin rotues me bashkësinë.
"Shumë prej themeleve të Evropës si bashkësi sot janë të kritikuara. Është e rëndësishme se edhe krahas gjithçka, mbizotëron fryma e ndihmës së ndërsjellë, që do të sjellë përmirësim në Evropë", tha Tusk para gazetarëve në Varshavë.
"Mund të them se tani për tani interesat egoiste kombëtare nuk janë tejkaluar. Zovëglimi i mbështetjes për Evropën do të jetë përgjigjeja më e keqe e krizës politike dhe financiare", deklaroi ai.
Tusk shprehi alarm nga dobësimi eventual i Marrëveshjes së Shengenit për lëvizje të lirë të jehonave për debatet për migracion në BE dhe nga paraqitja e llojit të ri të euroskepticizmit, në të cilin politikanët deklarojnë mbështetje për BE-në dhe integrimin, por në të njejtën kohë propozojnë aktivitete që e dobësojnë bashkësinë.
Polonia për herë të parë e ndërmerr kryesimin me BE-në, pasi që iu bashkangjit bashkësisë në vitin 2004.
Sipas presidentit polak Bronisllav Komorovski, ky është moment simbolik në historinë e vendit, për shkak se vjen saktë dy dekada pas prishjes së Marrëveshjes së Varshavës, më 1 korrik të vitit 1991.
"Kjo është realizim i ëndrrave të shumë gjeneratave për përkatësi të pëerheshme politike ndaj botës perëndimore", deklaroi Komorovski në Parlament.
Ai deklaroi se kryesimi evropian i Polonisë është kurorë e përpjekjeve të vendit pas rënies së komunizmit në vitin 1989.
"Kryesimi është edhe verifikim për aftësinë tonë të ndërmarrim përgjegjësi për Evropën", theksoi Komorovski.
Më vonë pasdite ndaj shënimit të fillimit të kryesimit polak në Varshavë do të bashkangjiten edhe kryetari i BE-së Herman van Rompuj dhe kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Barozo, si dhe përfaqësuesi i kryesimit të deritanishëm hungarez, vërejtën agjencitë.