E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çdo popull i arsyeshëm ne botë sado qe nga faktor te ndryshëm i vihen gardhe dhe pengesa për komunikim përpiqet te gjeje rrugë për vendosjen e relacioneve brenda sojit.
Me bashkatdhetarėt nė vendlindje!










Sokol Demaku

Një natyrë unike përshkon tërë atdheun nga veriu deri në jug. Është një natyrë impresionuese për ata të cilët për herë të parë por ndoshta edhe që pas ca kohësh kthejnë në vendlindje dhe magjepsen nga pamjet më interesante të cilët njeriu thotë se vetëm natyra shqiptare ka ditë ti krijoj.

Kjo është në të gjitha viset shqiptare duke u nisur në veri nga me fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje e deri ne pjesët ma jugore të vendit Gjirokastra, Saranda, Poliçani, Delvina, Çorovoda, Përmeti, Tepelena, Selenica, Memaliaj, Himarë, Orikumi, Libohova, Konispoli dhe Këlcyra. Nëse njeriu është një turist apo vizitor nga viset tjera të Evropës, ka gjithmonë diçka të re për të zbuluar në këto troje!

Çdo popull i arsyeshëm ne botë sado qe nga faktor te ndryshëm i vihen gardhe dhe pengesa për komunikim përpiqet te gjeje rrugë për vendosjen e relacioneve brenda sojit. Duhet të themi kaluan afro dy dekada e me shume ku komunikimi mes njerëzor ne te gjitha fushat e jetës e aq me tepër ne planin kulturor dhe atë shkencor e arsimor dhe ekonomik ka filluar të përparoj dhe zhvillohet në drejtimet e duhura.
Institucionet kulturore, arsimore pse jo edhe ato ekonomike duhet te thurin një platforme te bashkëveprimit qe do te rreshtonte dobi reciproke përtej mirëqenies shqiptare.

Është muaji qershor, si zakonisht tek ne në veri klima është më e butë, ditët janë më të gjata, është pasdite, sodisim Alpet shqiptare nga avioni i cili ka marrë drejtimin e tij për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar “Nëna Terezë” në Rinas.

Një pasdite me diell, me një temperaturë që për ne është disi e lartë.
Kemi udhëtuar nga mëngjesi, sepse dihet për të bërë këtë rrugë njeriu duhet të kaloj ose nëpër Budapest apo Vjenë, sepse linje të drejtpërdrejtë ende nuk ka për dy kryeqytetet e vendeve tona.
Arrijmë diku pas dite me një vonesë prej një ore në Rinas.
Një pritje me shumë ngrohtësi nga personeli në aeroport, kjo një traditë e lashtë e jona, të cilën edhe sot e kësaj dite e kultivojmë.

Jashtë shohim se shumë miq me padurim presin kalimin tonë jashtë që të përshëndeten me ne, kjo është një kënaqësi për ne. Takojmë në hollin e aeroportit në Rinas mikpritësit. Është kënaqësi sepse kjo është tradite e jona.

Marrim rrugën për në Tiranë, vendosemi në hotel, biseda vëllazërore gjatë terë rrugë e në rrugë e sipër na pyet, si kemi udhëtua, miku ynë Vironi i cili para ca kohesh ishte në Borås të Suedisë ishte mysafirë në qytetin tonë ku beri promovimin librit të tij për fëmijë “Bubulino” të përkthyer në suedisht.

Në qytet na bashkëngjiten edhe miq tjerë pos Vironit, miq tanë dhe miq të Vironit, kjo na bënë edhe me kureshtar edhe mua edhe Bahtirin të njihemi edhe fizikisht me këta njerëz me të cilët ka kohe që kemi një komunikim dhe bashkëpunim.Takojmë ketu profesor Murat Gecaj, Petrit Xhajan e shumë të tjerë.

E ndërsa dielli i afrohej perëndimit e poshtë në luginë kishte filluar filluar të erret, Petrit Xhaja, n/drejtor i shkollës “Kamza e Re” dhe autor tekstesh të matematikës për ciklin fillor na propozon që të bëjmë një vizitë këtë mbrëmje në Kalanë e Petrelës. Kjo ishte hera e parë që unë dhe Bahtiri do vizitonim këtë Kështjellë të njohur nga koha e Skënderbeut.

Makina niset sërish dhe më në fund jemi në Petrelë. Gjithçka prehet në muzgun e mbrëmjes dhe e vetmja gjë që shihet janë fushat e gjëra që shtrihen deri ke Tirana dhe majat e larta të Alpeve që duket sikur digjen të ndriçuara prej një çerek hëne apo më mirë të themi duket kryelartë “Dajti” krenar. Kjo është mbrëmja e parë me miqtë tanë në Tiranë. Bisedohet për punën por më shume bëhet bisedë për qëndrimin e Vironit në Borås, ndërsa Petritit i intereson më shumë puna me lenden e matematikës për çka edhe unë debatoj me te ne këtë drejtim. Ai është autor i shumë testeve mësimore të matematikës të cilat përdorën në shkollar e vendit.

Por pafundësia nuk është aq larg. Ajo mbaron tek Kështjella e Petrelës me një pamje brilante të fushave për rreth krijojnë një panoramë fantastike të vendit.

Kështu përfundon dita e parë e vizitës tek miqtë tanë në Tiranë.
Të nesërmen qysh në mëngjes ndjejmë një vapë të cilën ne vështirë e përballojmë kemi temperaturën ne mëngjes dikur 30 C por kjo është e zakontë për mikpritësit tanë.

Vironi këtë ditë na kishte përgatitur një surprizë. Në një lokalë pran Ministrisë së Arsimit do takohemi me miq profilesh të ndryshme, për të cilët kemi dëgjua, por edhe me të cilët kemi komunikua por fizikisht deri më tani asnjëherë nuk ishim takua. Do jemi këtu me poetë, publicistë, shkrimtarë, profesor të lamive të ndryshme të jetës. Do takojmë këtu dhe njihemi më për se afërmi me miqtë tanë
Prof. dhe publicisti Murat Gecaj, Andon Andoni e Vjollca Spaho redaktorët e revistës “Mësuesi”, shkrimtari e publicisti Skënder Hasko, “Mësuesi i Merituar” Bardhyl Xhamo, Petrit Xhaja, n/drejtor i shkollës “Kamza e Re” dhe autor tekstesh të matematikës për ciklin fillor, Dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komisionit Qëndror të Istitutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare (një organizatë jo qeveritare), Sejdo Harka publicisti dhe drejtor shkolle, Bashkim Saliasi shkrimtar dhe publicist, z Eduart Vathi botues librash, mes tyre edhe mikun Kadri Tarelli.

Do këmbejmë mendime, do bisedojmë, por edhe humori nuk do mungojë. Dua të përmend atë se miku ynë, poeti, shkrimtari dhe “Mësuesi i Merituar” Skender Hasko kishte bërë një udhëtim pesë orë nga Vlora vetëm e vetëm që të ishte me ne në këtë bisedë dhe takim. E falënderojmë shumë për kontributin tij.

Pasditja kalon me një shëtitje në Kalanë Preza, edhe kjo është vizita e parë e ynë në këtë vend, një vend mjaft atraktiv ku do na shoqërojnë miqtë tanë Kadri Tarelli, Bashkim Saliasi dhe Petrit Xhaja.
Biseda do orientohet në punën që ne bëjmë jashtë atdheut dhe kushtet që ne kemi për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës.

Kaloj edhe një ditë shumë e ngjeshur me aktivitete mjaft frutdhënëse për ne por besojmë dhe për miqtë tanë: Dielli veç kishte filluar rrugën e tij pas bjeshkëve. Takojmë serish në hollin e hotelit miqtë tanë Murat Gecaj dhe Viron Kona, të cilët serish na ftojnë në një takim me miq të penës e librit. Do takojmë
edhe botuesin e gaztës “Republika” e cila del në Tiranë, një gazetë mjaft me zë dhe e lexuar këtu.

Po do takojmë kryeredaktor e gazetës “Republika” Nuri Dragoin, një njeri i qetë me shume respekt për të tjerët, njeri me kulturë të gjerë, i heshtur por me plotë humor në shpirt.
Shqipëria ka traditat e saj te veçanta te mirësjelljes qe e karakterizojnë popullin qe i mbart ato. Ato janë te lidhura ngushte me nocionin e mikpritjes, një nocion për mikun qe afrohet me atë te vizitorit te shenjte.

Shqiptaret janë te dashur dhe mjaft te hapur ndaj te huajve qe vizitojnë vendin e tyre. Nëse do t’ju qëlloje te vizitoni një shtëpi shqiptare, do te trajtoheni si mbret . I zoti I shtëpisë do t’ju respektoje duke ju ulur ne krye te shtëpisë ose tavolinës. Miku gostitet me gjerat me te mira qe mund te ketë. Zakonisht ofrohet raki e bërë vete ne Shqipëri e cila është njëkohësisht pije tradicionale.

Takimet tona të këtyre ditëve i kemi fiksuar në sa e sa fotografi dhe filmime. Por, kryesorja, i kemi të ruajtura fort në kujtesë, si ngjarje të shënuara dhe të paharruara të jetës sonë. Ndërkaq, mendoj e them me vete: Sa gjë e mirë dhe e bukur është, kur njihesh e takohesh me bashkatdhetarët tu, në Vendlindje!

Publikuar: 01.07.2011 | 13:53
Lexuar: 738 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime