E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fillimet e Radio Tiranës më 1938 lidhen me emra tepër të shquar të kulturës e artit shqiptar të asaj kohe e të viteve të mëvonshme, të diplomuar në universitetet e konservatorët e Evropës së qyteteruar, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe,Vasfi Samimi, Marie Paluca,Tefta Tashko, Mihal Ciko, Anton Mazreku.
Me Radio Tiranėn ju hyni si miq nė familjet shqiptare
Sokol Demaku


Historiku i Radio Tiranës fillon së pari me hapjen më 28 nëntor të vitit 1938 te Radio Tiranës. Pikërisht kjo datë shënon dhe inaugurimin dhe transmetimin e parë të Radio Tiranës e cila në atë kohe është përshkruar nga një entuziazëm i madh në tërë Shqipërinë.
Në një botim që mban datën 30 nëntor 1938 shkruhej se:
Transmetimet e emisioneve radiofonike do të jepen në sallën e Bashkisë ku ishte instaluar në një dhomë të posaçme aparati marrës i stacionit të Romës .

Kurse stacioni kryesor dhënës është instaluar, siç dihet, në Laprakë ku ka qënë dhe stacioni i vjetër i Radios.
Stacioni kishte një aparat madhështor që zë një sallë prej afër 8 metrash gjatësi. Atje përmblidhen të gjitha veglat dhe instalimet për transmetimin e emisioneve në çdo orë.

Stacioni radiofonik kishte një fuqi në antenë prej 3 kw dhe transmetimi do te bëhej me valë të shkurtra. Emisionet do të jepeshin me valë 40 m . Fillimet e Radio Tiranës më 1938 lidhen me emra tepër të shquar të kulturës e artit shqiptar të asaj kohe e të viteve të mëvonshme, të diplomuar në universitetet e konservatorët e Evropës së qyteteruar, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe,Vasfi Samimi, Marie Paluca,Tefta Tashko, Mihal Ciko, Anton Mazreku.

Nga 16 prilli i vitit 1940 programet e Radio Tiranës nisën të jepeshin dhe në valë të shkurtra.

Radio Tirana është dëshmitare, por edhe protagoniste e historisë shqiptare. Janë punonjësit e saj, të gjithë të apasionuar, njerëz kurajozë e profesionistë, të gjithë të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj, ata që sot bëjnë Radio Tiranën, tempullin e kulturës dhe të emancipimit njerëzor.

Radio Tirana vijon në një pjesë te madhe te emisioneve të saj ta shoh dëgjuesin si protagonist çka do të thotë, jo vetëm të jetë pranë gjithçkaje ka lidhje me interesat e tij, por ta bej pjese aktive, duke kërkuar nga ai bashkëpunimin, ne studiot e hapura, bashkëbisedimin, si dhe ne hapësirat e komunikimit për te plotësuar preferencat e mbërritura direkt prej tij...

Gazetarët e Radio Tiranës, janë të parët që kanë përcjellë të gjitha ndryshimet demokratike që ndodhën në Shqipërinë e asaj kohe dhe kanë ditur të mbajnë publikun pas tyre, duke synuar të jenë mbi të gjitha profesionistë. Çdo reformë e bërë në Shqipëri, çdo moment historik, çdo konflikt social apo çdo ngjarje artistike, është përcjellë pikësëpari nga Radio Tirana, radio e cila mbulon me sinjal të gjithë vendin. Radio Tirana sot është një kompleks i organizuar që transmeton programe për dy kanale, si dhe bën mbulim ndërkombëtar në valë të mesme dhe të shkurtra. Radio Tirana prodhon tërësisht programet që ajo transmeton, si lajmet, kulturën, shkencën, ekonominë, muzikën, dramatizimet për të rritur dhe fëmijë, sportin, etj.

Është kënaqësi të jesh në mesin e punonjësve të Radios shtetërore shqiptare të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare. Ata thonë se jemi kudo që flitet shqip, zëri ynë është në çdo vatër aty ku f litet dhe shkruhet shqip pa marrë parasysh kufijtë, pa marrë parasysh vendin se ku shqiptarët jetojnë, ne jemi aty me zërin tonë dhe informacionet tona për Shqipërinë dhe për shqiptaret në përgjithësi e tani edhe për Kosovën shtet. Zëri ynë është në qiellin ballkanik, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën dhe kosovarët por edhe për trojet tjera shqiptare si dhe shqiptaret në botë. Ne jemi të lumtur qe kemi një bashkëpunim me shqiptaret ne diasporë.

Është e hënë pas dite, pak para mbrëmjes, jemi në shoqëri me miqtë tanë e dihet si zakonisht në mesin e tyre Viron Kona edhe profesor Murat Gecaj, i cili me humorin e tij e bënë ndejën gjithmonë interesante dhe te lezetshme.

Profesor Murati na thotë se nesër nga ora 10;00 e paradites jemi mysafire në Radio Tiranë. Kjo ishte një sihariq për ne të dy dhe ne këtë pranuam me gjithë dëshirë. Po thotë profesor Murati do jemi mysafirë në departamentin radios ku është drejtor një Tropojanë, koleg i yni, publicist dhe poet i njohur e udhëheqëse e programit do jetë mikesha ime me të cilën shpesh herë bëjmë program radioje bashkë.

Ne ishim në vizitë në Radion shtetërore shqiptare pra në Radio Tirana dhe u sjellim mbresat në një reportazhe nga biseda me disa nga ata të cilët e sajojnë programet këtu.

Ishim mysafirë në programin “Ritme vere” të gazetares Kozeta Hoxha. Emisioni i parë i vitit ”Ritme vere” nën drejtimin e saj dhe drejtorin e Departamentit te Programit te Parë, poetin Jaho Margjeka, i cili ka bërë zë me librat e tij të botuara deri me tani si në prozë e poezi.

Jemi në programin e verës të gazetares Kozeta Hoxha e cila me zërin e saj radiofonik dhe të ëmbël i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisionit të saj ”Ritme vere”. Ne jemi në rubrikën “Mysafiri i ditës” i cili emision kishte fillimin e tij ketë sezon ditën qe ne ishim mysafir ne studiot e Radio Tiranës, ku dëgjuesit morën informata të hollësishme mbi punën dhe aktivitetin bashkëkombësve në shtetin suedez. Ishte kjo një kënaqësi për ne të jemi këtu dhe të prezantojmë të arriturat e shqiptareve në Suedinë e largët. Pastaj Kozeta prezantoj poetin dhe bashkëkombësin tonë Bahtir Latifi Kryetar i Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås të Suedisë në rubrikën “Kopertina e librit” ku prezantoj librin e Bahtirit me titull “Jeta e ëndrrave tona” botuar kohë më parë në Bukuresht të Rumanisë, nga e cila përmbledhje Kozeta lexoj poezi për dëgjuesit e Radio Tiranës të programit “Ritme Vere”.

Më pas u ndamë nga Kozeta me ftesën që në muajin tetor do jemi mysafirë të emisionit të saj që i kushtohet arsimit.

Duke ndjekur programet tona në Radio dhe në Internet, ju sikur vini vetë në Shqipëri thotë poeti Jaho Margjeka drejtor departamenti në Programin e parë i cili ka njohuri të shumta për punën e diasporës shqiptare në Evropë sepse vite me radhë nga afër si gazetar ka përcjellë punën e klubeve dhe shoqatave të shqiptarëve në perëndim. Jaho thotë se ju përmes programeve të radio Tiranës hyni si miq në familjet shqiptare, përjetoni me to gëzime dhe hidhërime, vizitoni qendra turistike, objekte historike, njiheni me jetën shqiptare, shijoni magjinë e artit muzikor shqiptar dhe gjeni mjaft tipare të përbashkëta me jetën tonë këtu në trojet jetike shqiptare dhe me atë të tuajën atje n ë mërgim.

Publikuar: 02.07.2011 | 04:16
Lexuar: 1254 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Gentiana Zagoridha (02/07/2011 16:41:20) Artikulli mu duk me interes.Une personalisht kam kohe qe jam shkeputur nga radio Tirana,por dikur kam qene fanse e saj e ndiqja rregullisht.Me interes per mua ishin emisionet per shendetin, muzika shqiptare,kuriozitetet nga bota e artit etj.Qe ketej e tutje do te perpiqem jo vetem te jem degjuese por dhe ta frekuentoj.Kam nostalgji per tradicionalen dhe mendoj se tek Radio-Tirana do te gjej vetveten.
Vangjeli Starova (25/08/2011 15:30:42) Te ndigjojsh radio Tiranen eshte nostalgji.Te lexojsh per te eshte histori.Te gjithe e kemi ndjekur ate perpara viteve 90 dhe ka qene dicka shume e bukur ka qene pjese e jetes .Sot ka shume vend per diskutime .
Gerina (29/08/2011 07:21:20) E kam adhuruar,e adhuroj dhe do t'a adhuroj gjithmone Radio Tiranen.Ajo pasqyron vlera,dhe din t'i reflektoje me se miri ato. Ju pershendes dhe pergezoj per cdo sakrifice dhe iniciative.Vazhdoni gjithmone keshtu!
Elona (29/08/2011 13:40:34) Radio Tirana ,eshte dashuria e pare e cdo shqiptari perpara viteve 90-te.Si e tille ajo nuk harrohet per brezin tone .Kjo ka per tu degjuar gjate gjithe kohes .Eshte e vetmja gje kombetare qe na ka ngelur .Dashurojeni sa me shume dhe prap do te jeni te dashuruar me te .
ELKRIS (01/09/2011 14:24:21) Me ka pelqyer shume emisioni i mengjesit tek radio Tirana sidomos kur fillonte shkolla.E ndiqnim cdo mengjes.Kete fillim viti me duket se fillon i njejti emision.Ndiqeni duke filluar nga dita e hene.Mireudigjofshim deri atehere.
Elona (21/09/2011 08:33:52) Radio Tirana, ka qene e vetmja radio me pare ,dhe si e tille te gjithe e donim,emisionet e saj kane qene shume fantastike.Ka patur shume e emisione per femije si dhe per te rritur sic ka qene teatri apo poezia.Me kjutohen emisioni ku dilnin te aktoret e Teatrit Popullor dhe lexonin poezi sic ka qene me sa me kujtohen .. ''Shtepia e shpirtrave'' e Alendes apo ''Bekimi'' i Naim Frasherit e shume poezi te tjera.Radio Tirana duhet te kete vendin e saj sot ,duhet te jete e para kudo .
olger myshja (22/09/2011 11:04:05) UA!..... Une mendoja se R.Tirana nuk ekzistonte.Pothuajse ia kisha harruar emrin fare.Me behet qejfi qe paska akoma fansa qe e adhurojne.
Krisija (22/09/2011 17:40:50) Fantastike!R.Tirana vazhdon te jete po ajo Radio qe ka qene me pare por duhet te jete me prane ndigjuesve te saj te dashur,te jete me e dashur.Ajo eshte si dashuria qe ka nevoje te ujitet perdite duke u rritur e zgjeruar sa me shume.Kemi deshire te ndjejme per dite R Tiranen.Kerkojeni ne radion tuaj stacionin e saj,gjejeni dhe ruajeni dhe do te jeni shume te kenaqur cdo dite .
olger myshja (25/09/2011 10:06:07) Te shtunen qe isha pushim pothuajse gjithe paraditen e kalova duke degjuar Radio Tiranen.U argetova jashte mase.Faleminderit!
Enxhi Hoxha (25/09/2011 16:49:12) Genta shoqja ime e vjeter.U be kohe qe s'jemi degjuar,por duke lexuar materialet e tua ne internet mu be qejfi qe paske ecur goxha perpara.Ti qe ne shkolle ke patur prirje te tilla,gjynah qe kishe humbur kot.Rendesi ka qe ia dole.Urimet me te perzemerta.
Kriselda (26/09/2011 15:06:47) Me pelqen Radio Tirona eshte shume afer meje.Mendoj se duhet te beje emisione qe te jete balle per balle me degjuesin ta ndiej ta preke.Ne kete kohe konkurence vetem keshtu mbijeton .Ka qene shume,shume kendshme dhe besoj se edhe eshte .
Jori (30/09/2011 17:23:49) Radio Tirana ,vazhdon ti kete emisionet shume te bukura sidomos ato fund jave .Me duket se kete te shtune ka perfunduar emisioni ''Ritme vere '',mezi po pres cfare do te kete fundjavat e ardhshme.Po presim .
gerol (12/10/2011 08:50:15) Une per Radio Tiranen nuk jam nostalgjik fare se cdo dite e kam ndjekur dhe do te vazhdoj ta ndjek.Jam besnik i saj.Me ka pelqyer qe ne fillim dhe nuk heq dore prej saj packa qe degjoj dhe radio te tjera te kohes(me raste).Qellon ndonjehere qe nuk e degjoj por kjo per arsye pune,e jo se nuk dua.Sot p.sh me humbi emisioni i mengjesit,por do ta gjej mundesine ndoshta heret e tjera.Ju pershendes!
Ergeso (12/10/2011 16:57:01) Si radio e pare shqiptare asaj i takon vendi pare te cilen perpiqet ta mbaje tere keto vite.eshte shume e dashur,me te vertet e dashur.
Ejona (01/11/2011 17:53:31) Pershendetje Radio Tirana.
E ndigjoj perdite ne mengjes nga makina ime .Me pelqen.Por duhet ti beje emisionet me te gjalla me dinamike.Perseri aty e mbaj stacionin .ciao.am.
Anisa (16/11/2011 15:39:38) Hi Radio Tirana ,une e ndegjoj vetem dite shtune,me pelqen.Do kisha qe emisionet e kesaj dite te ishin shume me te bukura,me terheqese mbasi ne shume raste jane pak enignatike.Do kisha deshire qe ne kete dite pushimi te kishte me shume emisione shlodhese pse jo dhe me shume atraktive.
elira kushta (06/02/2012 19:44:04) Radio Tirana jam tifoz i emisionit ''Bulevardet e qytetit tim '' si dhe emisionit ''Nga Ju vijme dhe tek ju shkojme ''.jane dy emisione shume te bukura,ka patur disa here qe kane patur nderprerje por vazhdojne te jene te bukura.I ndjek cdo here.
rezarta (07/03/2012 19:56:07) Jane te pakta komentet qe ndigjoj per Radio Tiranen.Me terho****vemendjen emisioni i mengjesit per mesuesit shume i bukur ,i urojme gjithe te mirat e botes .
redina (19/04/2012 09:44:58) Radio Tirana ,ka qene shume e afert,tani ne zonen ku banoj une ka disa kohe qe nuk ka me vale,vetem zhurme, shpresoj te rivijne valet dhe te punoj ne normalitet.Kam ndigjuar emisione shume te bukura me pare .
agimi (07/05/2012 19:30:15) U be kaq kohje qe mezi pres te ndigjoj emisionet e RT pothuajse i kam harruar te gjitha. ato emisionet qe ky vogelushet lodronin me gishterijte e tyre cdo dite ne emisionin ''ne boten e perallave'',sa bukur plot te papritura,endra surprize te cilat ishin deshira,kemi shum mall per ato kohe,kur prisnim te ngacmuar me lot gezimi fillimin e perralave duke pritur te shuanim flaket e zjarrit,e keshtu kalonte koha dite mabs dite dhe ne prisnim aty para RT sikur kaleronim mbi kalin e bardhe cdo dite me gezim .

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime