E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kompania e njohur aziatike e prodhimit elektronik, Samsung i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit të Tregtisë në SHBA, që të ndalë të paktën përkohësisht, importimin e produkteve të kompanisë rivale Apple, si iPhone, iPad dhe iPod. Në bazë të kërkesës së Samsung është një çështje ligjore që ekziston mes dy kolosëve elektronikë.
Njė kapitull i ri nė luftėn mes Samsungut dhe Apple-it








Gjiganti elektronik Samsung, i kërkon SHBA që të ndalojë importimin e iPad dhe iPhone. Çështja pritet të zgjasë disa muaj.

Kompania e njohur aziatike e prodhimit elektronik, Samsung i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit të Tregtisë në SHBA, që të ndalë të paktën përkohësisht, importimin e produkteve të kompanisë rivale Apple, si iPhone, iPad dhe iPod. Në bazë të kërkesës së Samsung është një çështje ligjore që ekziston mes dy kolosëve elektronikë.

Kërkesa zyrtare thotë se produktet e Apple, si iPhone, iPod dhe iPad, thyejnë rregullat për standardin e telekomunikacionit dhe shpikjet për komunikimin interaktiv të 5 prej patentave të Samsungut. Gjithashtu, kompania aziatike hapi një tjetër çështje gjyqësore kundër Apple, në një gjykatë në Delaware.

Këto ankesa, janë kapitulli i radhës në sagën ligjore mes dy kompanive elektronike, në një luftë të ashpër mes tyre. Në muajin prill, ishte kompania Apple që hodhi në gjyq Samsung, duke pretenduar se firma nga Koreja e Jugut kishte prodhuar linjën e re të telefonave Galaxy, duke kopjuar iPhone dhe iPad.

Samsung, më pas kundërsulmoi në Kaliforni, duke bërë të njëjtën gjë

Para se të ndalojë importimin e produkteve të Apple, ITC (Komisioni i Tregtisë në SHBA), do të duhet të hetzojë mbi akuzat e Samsung, një proçes që pritet të zgjasë shumë muaj. Apple është një prej pjesëmarrësve në „grindjet“ ligjore mes kompanive prodhuese të telefonave dhe firmave të prodhimit të mikroçipeve, që kur kompania amerikane mori hov të madh me lançimin e iPhone dhe iPad.

Samsung ndërkohë, është konfirmuar si një prej prodhuesve më të rafinuar të „smartphone“, por mbetet ende në vendin e dytë, pas liderit të padiskutueshëm Apple.

Publikuar: 02.07.2011 | 13:28
Lexuar: 514 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime