E hënë, 21.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Në të ardhmen ai mund ta shohë veten në disa profesione, si atë të gazetarisë, folësit në televizion ose përkthyesit të filmave. Kur e përmend profesionin e përkthyesit të filmave ai mendon për sinkronizuesin me zë të filmave. Por, thotë ai, mund të ndodhë të bëhem edhe shkrimtar.
Kushtrimi 12-vjeēar, lexuesi mė i mirė nė Gjermani (Video)




Kushtrim Rushiti, shqiptari 12 vjeçar nga Bergisch Gladbach i Gjermanisë, ka ndarë vendin e parë bashkë me një moshatare të tij (Anna Becker) në garat federale të nxënësve të Gjermanisë për zgjedhjen e lexuesit më të mirë të veprave letrare. Është kjo garë tradicionale që e organizojnë për çdo vit libraritë gjermane.

Kushtrimi ka fituar në një konkurrencë prej 640 mijë nxënësve gjermanë, sa kanë marrë pjesë në këtë konkurs, shkruan gazeta gjermane "Kölner Stadtanzeiger", kurse transmeton albinfo.

"Ai erdhi, lexoi dhe fitoi", e fillon kështu shkrimin për shqiptarin e vogël gazeta e përmendur. Ai është nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore në Kleefeld. Në shtëpi me prindërit Kushtrimi flet shqip. Në vitin 1998, familja e tij kishte ardhur nga Kosova në Gjermani. Për të kuptuar përse Kushtrimi ka lënë mbrapa qindra mijë pjesëmarrës tjerë të garës, ju duhet ta dëgjoni atë vetëm disa sekonda duke lexuar.

Në të ardhmen ai mund ta shohë veten në disa profesione, si atë të gazetarisë, folësit në televizion ose përkthyesit të filmave. Kur e përmend profesionin e përkthyesit të filmave ai mendon për sinkronizuesin me zë të filmave. Por, thotë ai, mund të ndodhë të bëhem edhe shkrimtar.

Një djalë nga Kosova i lë mbrapa të gjithë konkurrentët e tij pikërisht në elementin në të cilin fëmijët me prejardhje të huaj kritikohen më së shpeshti: në gjuhën gjermane. Ai fiton madje jo për shkak të gramatikës dhe drejtshkrimit, por për shkakun se e kupton mesazhin e fjalëve dhe e transmeton atë me racionalitet dhe me shpirt.

Publikuar: 02.07.2011 | 04:32
Lexuar: 1370 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
mmm (03/07/2011 09:23:47) rusitovic ncncnncn
Yllka (14/10/2011 17:20:44) te lumt brravo lexim perfekt . Suksese

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime