E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka lindur në Paris, në vitin 1956, dhe i ati ka qenë profesor anglishteje në universitet, kurse e ëma, mësuese shkolle. Gjatë fëmijërisë, duke qenë se shkonte shumë jashtë vendit, ajo u përball me anglishten dhe me kulturën anglo-saksone të jetesës dhe të punës.
Christine Lagarde nga noti i sinkronizuar nė FMN








Ajo është një ish-notare e notit të sinkronizuar dhe një kampione dhe tanimë, një nga gratë më të fuqishme të botës. Ky pozicion nuk është aspak i papritur për francezen Christine Lagarde, shefen e re të Fondit Monetar Ndërkombëtar. E divorcuar, nënë e dy fëmijëve, do të marrë postin e lartë, pasi ai u la i lirë nga Khan, tashmë i përfshirë në një proces të gjatë gjyqësor, për përdorimin e dhunës seksuale.

Ndryshe nga Khan, i cili është një burrë me staturë të shkurtër, Lagarde është shumë e gjatë dhe me flokët e saj të bardha krejtësisht të prera shkurt, ngjan shumë potente dhe me prezencë. Është 55 vjeçe dhe para se të bëhej juriste, ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më pas u kthye në vendin e saj, për të nisur një karrierë të jashtëzakonshme në politikë. Duke qenë se ka studiuar në Amerikë, anglishtja e saj është shumë e mirë dhe pa theksin e zakonshëm francez.

Mbi të gjitha ka një stil jetese aspak francez. Shefja e re e FMN-së është vegjetariane, që nuk vë kurrë alkool në gojë. Të dyja këto konsiderohen në Francë thuajse mëkat. Lagarde është një politikane shumë e ndryshme krahasuar me paraardhësin e saj. Ajo nuk ka ardhur në politikë përmes shkollave tradicionale franceze që kanë farkëtuar klasën politike të vendit. Gjithçka, ajo e ka bërë në mënyrën e saj.

Ka lindur në Paris, në vitin 1956, dhe i ati ka qenë profesor anglishteje në universitet, kurse e ëma, mësuese shkolle. Gjatë fëmijërisë, duke qenë se shkonte shumë jashtë vendit, ajo u përball me anglishten dhe me kulturën anglo-saksone të jetesës dhe të punës. Në adoleshencë, Lagarde ishte anëtare e skuadrës së notit të sinkronizuar, në skuadrën nacionale të Francës.
Christine Lagarde nga noti i sinkronizuar në FMN

Në moshën 18-vjeçare fitoi një bursë studimi në një shkollë private femrash në Meriland. Më pas bëri një master për shkenca politike në Universitetin Paris X, ndërsa në vitin 1981 u bë pjesë e një firme juristësh në Shtetet e Bashkuara dhe duke qenë se ishte shumë e aftë, u bë edhe shefe e filialit të Çikagos.

Por në këtë periudhë, Christine kishte edhe familjen e saj dhe ngarkesa u bë shumë e madhe. Kishte sjellë në jetë dy djem, aktualisht 25 dhe 23 vjeç, dhe ndërkohë ndër hobitë e saj janë kuzhina, pra gatimi dhe kopshtaria. Megjithatë, ka pasur vazhdimisht pasion për politikën që në vitet e universitetit.

Në vitin 2005, ajo u rikthye në Francë, ku u bë pjesë e jetës politike të vendit të saj. Fillimisht shërbeu si ministre e Bujqësisë, para se të bëhej edhe ministrja e parë femër e Financave. Të pakët janë ata politikanë që kanë pasur një ngritje të tillë si Lagarde. Në punën e saj, ajo ishte e prirur që të përfshinte metodat anglo-saksone të financës, edhe pse nuk ka qenë kurrë dakord me mënyrën lakmitare të të bërit biznes nga bankierët. Zyra e saj thuhet se është e mbushur me karikatura të vetes.
Christine Lagarde nga noti i sinkronizuar në FMN

Ndërkohë që ka shumë nga ata që bëjnë pyetjen nëse është e drejtë që në krye të FMN-së të vazhdojë të jetë një franceze, ka nga ata që thonë se dallimi mes Lagarde dhe të tjerëve është më i madh se ai i një nënshtetësie, sepse Lagarde është gruaja e parë që ka marrë një post të tillë. Ajo e ka vlerësuar vazhdimisht feminilitetin e saj dhe vlerëson edhe mendjen e ndritur, që e ka bërë që të tejkalojë shumë meshkuj.

“Urrej kur dëgjoj të thonë se ka mënyra femërore dhe mashkullore të të ushtruarit të pushtetit, sepse mendoj se secili prej nesh ka një anë femërore dhe një anë mashkullore”, thotë shefja e re. “Bazuar në përvojën time, gratë tentojnë që të jenë më gjithëpërfshirëse në vendimet e tyre dhe më të kujdesshme dhe të ndjeshme në vendimet që marrin”, vijon ajo.

Para FMN-së, Lagarde renditej në vendin e 17 në listën e grave më të fuqishme të botës, por sigurisht që pas emërimit të ri, duhet të jetë tashmë në vendet e para të saj.
Christine Lagarde nga noti i sinkronizuar në FMN
Christine Lagarde nga noti i sinkronizuar në FMN
Christine Lagarde nga noti i sinkronizuar në FMN

Publikuar: 02.07.2011 | 04:42
Lexuar: 594 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime