Në programin e festivalit janë zhanre të ndryshme të filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. Festivali do të përfundoj me shfaqjen e filmit "Për njerëzit dhe zotërat" nga regjisori Gzavie Bogova. Filmat do t'i vlerësojë juria tre anëtarëshe nën kryesimin e regjisorit maqedonas Antonio Mitriqeski.
Me projektimin e filmit "Emotivët anonim" në regji të Zhan-Pjer Ameris, sonte në Qendrën për kulturë "Grigor Përliçev" në Ohër do të hapet festivali i katërt i filmit francez, në të cilin deri në përmbylljen në 5 korrik do të shfaqen mbi dhjetë realizime nga kinematografia franceze.
Në programin e festivalit janë zhanre të ndryshme të filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. Festivali do të përfundoj me shfaqjen e filmit "Për njerëzit dhe zotërat" nga regjisori Gzavie Bogova. Filmat do t'i vlerësojë juria tre anëtarëshe nën kryesimin e regjisorit maqedonas Antonio Mitriqeski.
Krahas projektimeve filmike, do të marrin pjesë regjisorë, aktorë apo përfaqësues të tjerë të ekipeve filmike. Mes tyre edhe legjenda e filmit botëror dhe teatrit Zhan Klod Karier.
Në hapjen solemne të festivalit vjetor të filmit francez sonte fjalim do të mbaj sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Darko Stefanovski.