Ndërkohë ambasadori italian Favio Kristiani, tha se projektet e këtillë rrisin miqësinë mes dy vendeve.Për mua ky inaugurim paraqet një kënaqësi të vecantë dhe më duket se ka një prezencë të vogël të Italisë në këtë vend. Sidomos kjo mundë të shihet edhe nga ngjyrat e shkollës së re.
Në fshatin Çellopek të Bërvenicës është hedhur gurthemeli i një shkolle të re që do të ndërtohet me standarde të veçanta ekologjike dhe energjetike.
Projekti është i përbashkët mes Ministrinë e Ekologjisë së Italisë dhe asaj të Maqedonisë ndërsa një pjesë e financon është financuar edhe nga Komuna e Bërvenicës.
Kjo shkollë do jetë një objekt me eficencë maximale energjetike me çka qëllimi është mbrojtja e ambientit jetësorë, harxhimet sa më të vogla të energjisë harxhimet për nxehje ndërsa objekti të jetë i mbrojtur.
Me këtë do arrihen ato qëllime që ne i kemi në programin e përbashkët me Ministrinë e ambientit të Italisë pra efikasiteti energjetik do jetë në maksimale tha Nexhati Jakupi, ministër i Ekologjisë.
Ndërkohë ambasadori italian Favio Kristiani, tha se projektet e këtillë rrisin miqësinë mes dy vendeve.Për mua ky inaugurim paraqet një kënaqësi të vecantë dhe më duket se ka një prezencë të vogël të Italisë në këtë vend. Sidomos kjo mundë të shihet edhe nga ngjyrat e shkollës së re.
Shoqëria lidhet me gjeste të vogla prandaj miqtë e vegjël pra fëmijët do kenë mendimin se nga pak janë në Itali tha Fabio Cristiani, ambasador i Italisë në Maqedoni. Shkolla e re do ngritet në një hapësirë prej 550 metra katrorë.
Në do të ketë bodrum, përdhes dhe katin. Tri nivelet kapin një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë, të cilat do të mundësojë kushte të mira për 10 paralele prej klasës së parë e deri në të tetën. Për momentin në këtë shkollë mësojnë afër 80 nxënës.