Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka
nënshkruar dekretin presidencial për të emëruar ambasador të ri të SHBA-ve në Republikën e Kosovës, ambasadorin Kristofer Uilliam Dell, transmetojnë mediat kosovare.

Pas ambasadores Kaidanow, që ishte ambasadorja e parë në Kosovë, ambasadori Dell është i dyti që emërohet në Ambasadën e re amerikane pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Christopher William Dell, që nga viti 2007 ka shërbyer si zëvendës i misionit diplomatik në Afganistan.
Ambasadori Dell ka shërbyer në Kosovë në vitin 2000 si shef, në atë kohë, i zyrës ndërlidhëse të SHBA së në Prishtinë.