E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Merita Toçila, piktore impresionante, me plot dimensione të tjera në artin e aplikuar, e rrokur nga pasioni i ekspresionizmit në telajo, nuk rri dot pa e shprehur pasionin e ngjyrave dhe talentin e vet të mrekullueshme edhe në jetën e përditeshme njerëzore.
Vajza qė zbriti nudot nga telajo
















Esè-impresion nga Galeria Toçila


K. TRABOINI

Duke soditur fotot e modeleve të përformancës "Toçila- Itaka Grua", ndjeva të frynte flladi i ngjyrave në trupat e bukur të vajzave shqiptare. Merita Toçila, piktore impresionante, me plot dimensione të tjera në artin e aplikuar, e rrokur nga pasioni i ekspresionizmit në telajo, nuk rri dot pa e shprehur pasionin e ngjyrave dhe talentin e vet të mrekullueshme edhe në jetën e përditeshme njerëzore.

Veshje shumë të bukura. Të zgjidhura me shije, ngjyra e nuanca aq mbreslënëse e të vjen keq nëse këto zgjidhje artistike në veshje nuk i sheh të shkojnë në treg e të shfaqen tek njerëzit.

Një art i vertetë. Nuk e di pse duhet të rendin gratë e vajzat shqiptare aq shumë pas modeleve me emra në botë, kur kemi këto zgjidhje kaq të bukura në përshtatje me natyrën e temperamentin tonë mesdhetar, për tu patur zili edhe nga të huajt që jo rrallë kërkojnë ekzotikën tek ne.

Përformancat e Toçilës priten gjithmonë me një kërshëri prej publikut artistik dhe me vemëndje prej mediave. Çdo herë ajo përpiqet të sjelle diçka te rë që të befason. Jo vetëm tematika që rrok është diçka e re, por edhe zhvillimet e performancës janë të papritura.

Tashmë është një fakt i kryer, ajo nxorri bukurinë trupore të Evës shqiptare për disa sekonda në skenë reale, çfarë tronditi mjaft njerëz që ndoqen "Eva dhe Adami", Toçila performancë, pranverë 2008.
Ca thonë se kamaramanët nuk arritën të xhironin, se u ranë kamerat nga duart, e kjo shpreh shumëçka.

Modelet e Meri Tociles


Para së gjithash se Toçila, kjo artiste e guximëshme, theu një xham të trashë e të errët, i cili ndante mentalitetin tonë nga bukuria e vertetë trupore e një femre, atë mollë të ndaluar për sytë e publikut shqiptar, anipse piktorët europianë kishin shekuj që e shfaqnin në telajot e tyre, duke i sjellë botës kryevepra të pavdekshme.

Një David i Mikelanxhelos vazhon të qëndrojë pa drojë në mes të Firences pa i hedhur kush një pelerinë. Po kështu qëndrojnë për publikun kryevepra në telajo si "Pranvera" 1478 e Boticellit, "Nudo Disteso" e plot mrekulli të tjera të Modilianit, "Lindja e Venusit" 1879 i Uilliam-Adolf Bougureau, "Adami dhe Eva e Klimt e tjerë. Por ne shqipot jemi ndryshe. Vimë nga prerjet tangentale të dyndjeve të orjentit e vuajmë mentalitetin e një kohe, ani pse ajo ka vdekur.

Deri në vitin 1990 të fusnin në burg për një skice nudo( My God- kaq vonë jeni zgjuar...do të habiteshin bota me ne). Ndaj është krejt e motivueshme pse ranë shakull kameramanët. Se ishin shqiptarë e jo francez e italianë. Le pastaj për ata që ngrejnë zërin e thonë " Po na e degjerojnë rininë". Po rininë nuk e degjeron e bukura por e shëmtuara. Nuk e shëmtojnë Evat por droga. Nuk e shëmtojnë këtë botë lakuriqësia e trupit por e shpirtit. E këto janë dy gjëra të ndryshme. Për këtë Dostojevski thoshte "E bukura do ta shpëtojë boten".

Nëse ndalohemi për një çast në punët e saj në pikturë, vëmë re se ka një prirje e ndikim nga shkolla e madhe e impresionizmit, që ani pse ka dalë rryma vazhduese e metaimpresionizmit, impresionizmi është i gjallë e sundues në shumë vende e shumë artistë.

Në rastin e Toçilës mjafton të marrim si më tipik kompozim brilant "Tulipan", vaj në kanavacë 70 - 90. Është një punë që të lë mbresa të fuqishme. Ka ngjyra potente që të bëjnë t'a rishohësh shpesh me syrin e kujtesës ku ka lënë gjurmë. Impresionizëm i shprehur me mjeshtri nga Merita Toçila. Ngjyra që godasin në shqisa dhe lënë gjurmë në ndjesi. E kuqe shumë e pelqyeshme në vështrim, në mes një tulip sa i bardhë aq me nuanca rozë, fare pak të blertë e okërr.

Sfilata Tocila 2009


Vihet re se autorja Toçila i sheh bukuritë mrekullore të natyrës në një këndvështrim të veçantë monumental. E dalloj këtë në disa kompozime. Mendoj se është një tipar individual shprehës prirja për monumentalizimin e të bukurës edhe kur ajo në shfaqjen reale është në përmasa të vogla. Kemi një abstragim estetik të goditur. Përftyroj mbresat që ngjall tek shikuesi kur kjo lule me përmasa të mëdha vendoset në një faqe muri. Them se ka një fuqi magjepse. E këtë e bën veç artisti që para se t'i hedh në telajo, i ndjen ato përmasa në shpirtin e vet. Një punë që, sipas meje, nderon çdo galeri arti.

Nuk e di jehonen në qarqet artistike të artit figurativ të Tiranës, por mua, si një dashamirës i artit të ngjyrave, këtë mbresë më la. Ai tulipan, që unë e quaj "Boreal", të fryn fllade lirizmin në shpirt!
Por le të kthehemi sërish tek ajo çfarë tani së fundi, në këtë pranverë 2009, Toçila solli në praninë e publikut artëdashës durrsak, mitin e Itakës në një performancë, një vitrazh mode ku ajo kombinon mrekullisht artet.

Poezia lirike(Itaka grua), muzika, legjenda e mishëruar në mitin homerian, aktualizur kjo me thirrjen e shqiptarëve nëpër botë për kthim në Itakën e tyre, një Odise shqiptar nga Kosova që pas një udhëtimi të mundimshëm shekullor u gjënd sërish atje ku duhej të gjendej e, ... puth barkun e nuses shqiptare që priste të lindëte një fëmijë. Një kuptim shumë i madh ky e jo një truk spektakli. Kjo Itakë, Atdhe e Grua njëkohësisht, duhet të risohet e mbijetojë në gjenerata njerëzore në këtë vend, në këto troje të lashta, më të lashta se legjendat homerike që kanë pushtuar mendjet e zemrat e gjithë botës.

Modele


Një spektal plot ndjesi ku nuk mungojnë edhe sirenat të veshura me rroba të bukura të punuara plot fantazi nga stilistja Toçila. Është për tu admiruar pasioni për të ngjizur artet e për t'a kthyer një performancë jo në një sfilatë të ftohtë, një pasarelë ku shkojnë e vijnë kostume e ca topmodele të ftohta e "pa kripë", që nuk thonë asgjë e pak ndryshojnë nga manekinet e vitrinave. Tek Toçila ndodh krejt ndryshe. Stilistja e kthen sfilatën në një shfaqje artistike të mirëfilltë e këtu qëndron tërë suksesi i punës së saj që meriton çdo levdatë.

Mbi të gjitha, kjo piktore e stiliste me një talent të jashtëzakonshem e me pasion e vullnet për tu patur zili, me punën e saj në përformancat, ku ngjiz artin me veshjet e bukuritë fizike, u thotë vajzave e grave shqiptare "Bashkëjetoni me artin të ndjeheni të bukura e të lumtura, se keni privilegjin madh të jeni Evat, bukuria e madhështia e kësaj bote".

Në tërë punët, që fatmirësisht tashmë i njoh, qoftë nëpermjet soditjes, por edhe bisedave me këtë krijuese të talentuar, ndjehet ky mesazh, paçka se ndonjëherë nga mendjet gjysmake pak e vështirë është të kuptohet.

Po fundja kush artist i madh u kuptua në kohën e tij. As dy tre piktura nuk shiti Vincenti në jetën e vet. Ka shëmbuj plot edhe në një shtet si Amerika. Uitmanit i mbeti "Fije bari", ajo kryevepër botërore, nëpër sirtaret e gazetës ku punonte në Nju Jork, nuk shiti dot asnjë kopje. Ishin francezët që e botuan, pa u kthye vemëndja e Amerikës tek ky gjeni që sot është miti amerikan i poezisë.

Është e vështirë të kuptojnë në kohën tënde...pa le thënien biblike "Nuk të pranojnë profet në vëndin tënd". Edhe poeti i madh Sharl Bukovski këtë na thotë me jetën e tij. Të mos ishin sërish francezët, shkoi i humbur, ai kurrë nuk do të dëgjohej në botë, por as dhe në Amerikën ku jetonte e punonte si një nënpunës i thjeshtë poste e ku, kurrkush nuk e njihte.

Meri Tocila  Durres 2009


Gjithësesi qoftë e verteta mbi artin dhe mentalitetin e kohës ku përplaset arti e fatet e artistëve, arrij të shoh tek Merita Toçila një artiste që përpiqet të përçojë tek njerëzit një art të madh dhe njëkohësish të emancipojë shijen për të bukurën, që ne ende e kemi të prapambetur, të ngërthyer me mentalitete, si një atavizëm i kohës perandorake lindore.

Ajo pa droje i thyen xhamat e trashë të mentalitetit që na ndan nga e bukura dhe ka guximin " e çmendur" ti zbresë nudot nga telajo, ta sjellë Boticellin, Modilianin, e Klimtin të gjallë në mjedisin shqiptar e me vajzat shqiptare.

E kjo thotë shumëçka për dimensionin dhe misionin e kësaj artistje në botën e kulturës e të artit shqiptar, ku ajo e ka bërë emrin e vet të nderuar e krejt të veçantë.

Skeptiçizmi mediatik apo i qarqeve që e drejtojnë kulturën mund ta vrasë artin nëse nuk e përkrahin atë, por artistët me botë të madhe gjithmonë kanë ditur të sfidojnë e të triumfojnë, anipse ndonjëherë me stermundime e dhembje. Mendoj se edhe Merita Toçila nuk e ka të lehtë, por gjithashtu mendoj se do t'ia dalë mbanë çdo herë, sepse ajo vajzë trupvogël ka një zemër të madhe e kurajo dinjitoze.

Shënim: Autori i shkrimit Traboini është gjithashtu autor i lirikës që u bë pikënisje nga stilistja M.Toçila për performancën e re të saj "Itaka grua", pranverë, Durrës 2009.


Publikuar: 28.05.2009 | 04:09
Lexuar: 5361 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
adela (15/12/2009 22:09:19) ua sa bukur po kto nuk jan nudo nudo jan lakuriq
nora (08/01/2010 23:24:15) ncncnnc ec more qfare qysh kshtu tu i qit atletet ne vi
lati (24/02/2010 17:19:34) po mir veq akish ban edhe pak ma cullak
vjollca (25/04/2010 16:58:54) mir veq na shyptart jem pak mrapa me pa diqka na duket shum apsurde po ok apet mir kjo osht nji mendim i saj
jetaa (09/05/2010 19:42:34) shum super
shpend (22/06/2010 03:55:19) valla spo di veq ma kan qu

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime