E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Përveç pamjes atraktive të jashtme, vajzat do të detyrohen të kenë të kryera më së paku shkollimet e mesme dhe të dinë të flasin gjuhë të huaja”, ka shpjeguar ministri për Siguri Publike, Ramon Almonte Borha.
Meksika angazhon police tė “nxehta” pėr joshjen e turistėve








– Autoritetet e shtetit meksikan Guerrero, të njohur për vendpushime shumë të famshme, do të angazhojnë femra atraktive për të punuar në policinë lokale të turizmit.

Bukuroshet, të moshave prej 18 deri 35-vjeçare, do të punojnë në bashkëpunim me policinë federale, kryesisht nëpër hotelet në Accapulco, për t’u ofruar siguri turistëve të huaj.

“Përveç pamjes atraktive të jashtme, vajzat do të detyrohen të kenë të kryera më së paku shkollimet e mesme dhe të dinë të flasin gjuhë të huaja”, ka shpjeguar ministri për Siguri Publike, Ramon Almonte Borha.

Ai shton se për policet “sexy” do të krijohen uniforma sociale. Qeveria ka marrë një vendim të tillë në mënyrë që të rrisë numrin e turistëve të huaj, duke pasur parasysh se turizmi paraqet burimin e tretë më të madh të të ardhurave në vend, pas eksportit të naftës dhe transferteve të parave të emigrantëve meksikanë.

Publikuar: 03.07.2011 | 10:40
Lexuar: 1247 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime