Kongresi u mbajt menjëherë pas zgjedhjeve, pasi partia më e madhe opozitare nuk arriti që të fitojë zgjedhjet më 5 qershor. Mbi 700 delegatë në kongresin është zhvilluar në qytetin e Manastirit i kanë dhënë votëbesimin Cërvenkovskit.
Branko Cërvenkovski sot u rizgjodh për kryetar të LSDM-së, në kongresin e 13-të që u mbajt në qytetin e Manastirit. Ai edhe pavarësisht disfatës në zgjedhjet e fundit parlamentare mbetet në krye të partisë më të madhe opozitare.
LSDM-ja i humbi zgjedhjet për shkak se u përballë me regjim, u përball me shtetin dhe jo me parti politike. Kjo parti e vendosur në institucionet shtetërore dhe fakti që LSDM-ja morri 370 000 vota ose dyfish më tepër se në ndonjë cikël të mëparshëm zgjedhor, tregon se LSDM-ja po kthehet në skenën e madhe politike të Maqedonisë. Në pjesën e diskutimeve kishte edhe vështrime kritike, por ajo që për ne është më e rëndësishme është se krahas miratimit njëzëri të raportit treguam se debatin po e zhvillojmë brenda në organet e partisë dhe kjo është një fitore e madhe e këtij kongresi për LSDM-në , theksoi sekretari i LSDM, Andej Petrov.
Kongresi u mbajt menjëherë pas zgjedhjeve, pasi partia më e madhe opozitare nuk arriti që të fitojë zgjedhjet më 5 qershor. Mbi 700 delegatë në kongresin është zhvilluar në qytetin e Manastirit i kanë dhënë votëbesimin Cërvenkovskit. LSDM gjatë pesë viteve të fundit për tre herë ka mbajtur kongrese partiak për votëbesimin e lidershipit të saj