E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për kontributin e jashtëzakonshëm për përforcimin e pozitës dhe imazhit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë dhe për promovimin e ardhmërisë së saj evropiane përmes angazhimit të tij si kryetar i Unionit panevropian dhe anëtar i Parlamentit evropian, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e dekoron me Dekoratën për merita për Maqedoninë
Vdiq Oto fon Habsburg, i biri i perandorit tė fundit austrohungarez dhe mik i madh i Maqedonisė
Oto fon Habsburg, i biri i perandorit të fundit austrohungarez, dhe mik dhe mbështetës i madh i Maqedonisë, vdiq sot në moshën 98-vjeçare në shtëpinë e tij në Bavari.

Për kontributin e jashtëzakonshëm për përforcimin e pozitës dhe imazhit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë dhe për promovimin e ardhmërisë së saj evropiane përmes angazhimit të tij si kryetar i Unionit panevropian dhe anëtar i Parlamentit evropian, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e dekoron me Dekoratën për merita për Maqedoninë.

Ai në vitin 2006 e mori edhe mirënjohjn prestigjioze - Plaketën dhe diplomën "Boris Trajkovski", që e ndan Unioni panevropian i maqedonisë.

Oto fon Habsburg është i biri i Karlit të Parë, perandorit të fundit të Austro-Hungarisë dhe trashëgimtar i dinastisë s Habsburgëve. Ka dhënë mbështetje të fuqishme për pavarësinë e Republikës së Maqedonisl dhe pranimine saj të shpejtë në BE. Si shprehje e asaj mbështetjeje, vizitën e parë, nga të shumtat në Maqedoni, e bëri shumë shpejt pas pavarësimit, në vitet e hershme të të 90-tave në shekullin e kaluar. Trashëgimtarët e tij, djemtë Karl dhe Georg, si dhe njëra nga vajzat - Valborga, gjithashtu janë mbështetës të vazhdueshëm të Maqedonisë.

Ka lindur në vitin 1912. Pas heqjes së monarkisë në Austri dhe në Hungari, së bashku me familjene tij jetoi në disa shtete evropiane, ndërsa nga mosha e tij nëntëvjeçare, pas vdekjes së babait, është bartës i dinastisë.

Në aktivitetin e tij politik, Oto fan Habsburg është i njohur si kundërshtar i fashizmit para dhe në komunizëm, pas Luftës së Dytë Botërore. Për atë arsye u hspall i dënuar me vdekje nga Hitleri.

Fon Habsburg ishte deputet në Parlamentin evropian nga radhët e partisë gjermane CSU prej vitit 1979 deri në vitin 1999, ndërsa prej vitit 1973 deri në vitin 2004 edhe kryetar i Unionit panevropian, lëvizje e fillaur në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, e cila lufton për bashkimin e kontinentit evropian, në bazë të vlerave të përbashkëta. Lëvizja, nën patronatin e tij, mrr pjesë në mënyrë aktive në rrëzimin e regjimit komunist në Evropën Lindore, dhe posaçërisht në rrëzimin e Murit të Berlinit.

Publikuar: 04.07.2011 | 03:52
Lexuar: 436 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime