E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Parkun Nacional të Mavrovës filloi konferenca ndërkombëtare me temën: „Partneriteti dhe dialogu – parakushte për menaxhim të mirë gjatë implementimit të legjislativës së UE-së në sferën e mjedisit jetësor “ e cila realizohet në kuadër të bashkëpunimit me Qeverinë e Çekisë, në funksion të kryesuesit me Unionin Europian.
Mavrovė: Konferencė pėr menaxhim tė mirė tė mjedisit jetėsor














Në Parkun Nacional të Mavrovës filloi konferenca ndërkombëtare me temën: „Partneriteti dhe dialogu – parakushte për menaxhim të mirë gjatë implementimit të legjislativës së UE-së në sferën e mjedisit jetësor “ e cila realizohet në kuadër të bashkëpunimit me Qeverinë e Çekisë, në funksion të kryesuesit me Unionin Europian.

Konferenca filloi me sesionin plenar në të cilin mbajtën fjalim përfaqësues të lartë të ministrisë së mjedisit jetësorë të Çekisë dhe Maqedonisë, si dhe të ftuar të tjerë pjesëmarrës relevant. Konferenca do të vazhdojë punimet përmes dy sesioneve paralele, në të cilat do të diskutohen përvojat për menaxhim të mirë në sferën e menaxhimit të ujërave dhe ndryshimeve klimatike.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga sektori qeveritar, shkencor dhe joqeveritar të vendeve kandidate dhe kandidatë potencial për anëtarësim në UE dhe disa nga vendet anëtare të UE-së.

“Konferencën e shohim si fillim i një procesi i cili do të zgjerohet në këmbimin e rregullt të përvojave dhe njohurive për menaxhim të mirë në mjedisin jetësor. Në këtë kuptim, dua ta potencoj sidomos rolin e mediave në promovimin e faktit se arritjet e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm janë të disponueshme kryesisht përmes pjesëmarrjes aktive të faktorëve të ndryshëm në të gjitha nivelet përfshirë këtu edhe procesin e menaxhimit të mjedisit jetësor, si çështje mjaft komplekse e cila është relevante në shumë sfera të jetës shoqërore.?, deklaroi Ministri i Mjedist dhe planifikimit hapsinor Nexhati Jakupi.

Ai tha se rrezultati i pritur nga Konferenca është avansimi i partneritetit dhe dialogut në nivel rajonal dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal, si parakushte themelore për udhëheqje të mirë gjatë implementimit të së drejtës pozitive të UE-së në sferën e mjedisit jetësor.

“Në kushtet kur si vende kandidate dhe kandidatë potencialë për anëtarësim të plotë në UE ballafaqohemi me sfidën e harmonizimit të legjislativës sonë me ate të UE-së, menaxhimi i mirë i mjedisit jetësor do të thotë edhe zbatim i mirë i legjislativës europiane. Me këtë, të gjithë së bashku do të mundësojmë që sa më lehtë dhe më shpejtë të bëhemi pjesë e hapsirës unike administrative europiane”, deklaroi Jakupi.

Vazhdimin e këtij procesi e shohim në kuadër të kryesisë së ardhëshme të Suedisë me Unionin Europian, përmes vazhdimit të procesit të avansimit dhe bashkëpunimit midis vendeve kandidate dhe kandidatëve potencial për anëtarësim në UE dhe vendeve anëtare të UE-së, dedikuar menaxhimit të mirë të mjedisin jetësor.
Ministri Jakupi ka shprehur falënderime për mbështetjen e kryesisë së Çekisë dhe Qeverisë së Italisë të cilat kontribuan për mbajtjen e suksesshme të konferencës.

Publikuar: 28.05.2009 | 06:16
Lexuar: 727 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
andi (25/03/2010 21:03:04) ooooooooooooooooooo

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime