E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Më lejoni, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, T'ju uroj, juve dhe popullit amerikan, katër korrikun më të lumtur.
Ivanovi ia uron Ditėn e pavarėsisė kolegut tė tij amerikan Obamės
Presidenti i Republikës së Maqedonisë sot i dërgoi letër presidentit amerikan Barak Oabama me të cilën ia uron festën kombëtare të SHBA-së 4 korrikun dhe shpreh pritje për thellim të miqësisë mes dy vendeve.

"Më lejoni, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, T'ju uroj, juve dhe popullit amerikan, katër korrikun më të lumtur. Para më shumë se një shekulli realizimi i të vërtetës "se të gjithë njerëzit janë krijuar të njëjtë, se të gjithë njerëzve u është dhënë, nga Krijuesi i tyre, të drejta jo të huaja dhe karakteristike... jetë, liri dhe kërkim pas lumturisë" i ndryshoi mendimet dhe zemrat e popullit amerikan dhe prej atëherë shfaq inspirim për miliona njerëz, në mbarë botën, t'i kërkojnë dhe t'i realizojnë këto të drejta. Para dy dekadave, populli i Maqedonisë gjithashtu mori vendim historik për autonomi, pavarësi dhe sovranitet. Zotëri president, jam i kënaqur nga niveli i deritanishëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Maqedonisë dhe Amerikës, dhe në këtë moment solemn për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të dëshiroja të shprehi pritje për thellim të mëtutjeshëm të miqësisë mes dy vendeve tona", thotë në letrën presidenti Ivanov.

Duke u përkujtuar në pjekurinë e Xhefersonit, shton presidenti i Maqedonisë, se neve njëkohësisht na është dhënë edhe jetë edhe liri, si dhe betimi të cilin Xhon Adams e la për gjeneratat e ardhshme se " edhe përkrah të gjitha rreziqeve, liria duhet të mbrohet", do të dëshiroja, thotë ai, t'ju bind, zotëri President, se Republika e Maqedonisë dhe populli i saj edhe më tej do t'i mbështesin përpjekjet amerikane për mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.

"Fuqishëm të përkushtuar në partneritetin me kombin e juaj të madh, paqeruajtësit tanë mbesin krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjen për siguri më të madhe, demokraci dhe të drejta të njeriut në botë. Të inspiruar nga këto vlera të ndara, mbesim të fokusuar për arritje të ëndrrës të paraardhësve tanë - Maqedonia si anëtare e barabartë e vëllazërisë së kombeve evropiane dhe euroatlantike. E shfrytëzoj këtë mundësi, zotëri President, t'ju falënderoj për mbështetje e kontinuar për plotësimin e qëllimeve tona strategjike afatgjate. Jam i bindur se në periudhën që pason partneriteti ynë strategjik do të jetë i përparuar dhe i pasur që do të jetë nga favori i ndërsjellë për fëmijët tanë", thekson presidenti i Maqedonisë Ivanov në letrën deri te Obama me rastin e festës kombëtare të SHBA-së 4 korrikut.

Publikuar: 04.07.2011 | 11:30
Lexuar: 241 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime