Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sot i vizitoi rajonet e dëmtuara nga moti i keq që kaploi ditëve të fundit Komunën e Sarajit, ku u shkaktua dëm i konsiderueshëm në tokat bujqësore në rajonin e fshatrave Gërçec, Shishovë, Gllumovë dhe Arrnaqi e Poshtme.

Kryetari i Komunës së Sarajit ka formuar edhe një Komision për evidentimin dhe vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga moti i keq.
Në takimin me bujqit të cilët kanë pësuar dëme, Bexheti theksoi se do jetë i gatshëm që vazhdimisht të jap përkrahjen dhe mbështetjen e tij dhe të Komunës së Sarajit për të gjitha problemet dhe nevojat e tyre.
Ai i siguroi ata se do të bëjë përpjekje maksimale për t'ju siguruar ndihmë pas evidentimit të dëmit të shkaktuar, thuhet në njoftimin e Komunës së Sarajit.
Siç bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dje pasdite Maqedonia u kaplua nga një masë e fuqishme jostabile që shkaktkoi dukuri lokale me reshje vërshuese, zbrazëtira të fuqishme elektrike dhe erë të stuhishme deri më 100 kilometër në orë.
Në orët e vona të pasdites në rajonin e Shkupit dhe të Pollogut kishte dukuri të motit të keq me reshje të rrëkeshme, zbrazëtira të fuqishme elektrike, stuhi dhe breshër i imtë.
Sipas Ministrisë edhe sot pasdite pritet dukuri e vranësirave jostabile me shi, bubullima dhe furtunë. Lokalisht do të ketë dukuri të motit të keq me reshje vërshuese zbrazëtira të fuqishme elektrike, stuhi dhe breshër i imtë