E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nëse vazhdohet kështu, Shkupi do na bënë shërbim, për arsye se në Bullgari nuk ka buste të mjaftueshme të heronjve bullgar nga ajo kohë. Ju dëshiroj që të vazhdojnë kështu pa zbuluar fare se ato janë bullgar”, ka thënë Dimitrov.
Bullgaria, Shkupi na bėn nderė me heronjtė









Politikani bullgar Bozhidar Dimitrov i ka vënë në testim historianët maqedonas. Duke ju ofruar një milion euro që të sigurohet dëshmi se mbreti Samoil nuk është bullgar, Dimitrov në mënyrë ironike e ka komentuar vendosjen e bustit të mbretit Samoil në Qendër të Shkupit.

Në një intervistë për gazetën bullgare “Fokus”, Dimitrov ka theksuar se me vendosjen e bustit të mbretit Samoil Shkupi i bënë shërbim Bullgarisë.

“Nëse vazhdohet kështu, Shkupi do na bënë shërbim, për arsye se në Bullgari nuk ka buste të mjaftueshme të heronjve bullgar nga ajo kohë. Ju dëshiroj që të vazhdojnë kështu pa zbuluar fare se ato janë bullgar”, ka thënë Dimitrov.

Ndërkaq, eurodeputeti Kristijan Vigenin, vlerëson se Maqedonia duhet të jetë më e kujdesshme me Bullgarin dhe Greqinë në raportet dy palëshe, për arsye të mungesës së vullnetit politik për zgjedhjen e kontestit me Athinën, vendin gjendet larg dyerve të NATO-së dhe BE-së.

Publikuar: 05.07.2011 | 10:44
Lexuar: 408 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime