E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria holandeze është përballur me disa çështje gjyqësore në vitet e fundit lidhur me Srebrenicën. Por ajo ka deklaruar se trupat e saj u braktisën nga OKB.
Gjyqi, masakra e Srebrenicės, fajtor shteti holandez



"Nënat nga Srebrenica" e përshëndesin aktgjykimin e gjykatës holandeze për përgjegjësinë e Holandës për vdekjen e tre boshnjakëve myslimanë

Asociacioni Nënat nga Srebrenica, e përshëndetën aktgjykimin e gjykatës holandeze për përgjegjësinë e Holandës për vdekjen e tre boshnjakëve myslimanë gjatë masakrës në Srebrenicë në vitin 1995. Ato shpresojnë se ky vendim gjyqësor mund ta lehtësojë pranimin e ankesës së përbashkët prej 7.600 njerëzve.

"Ky aktgjykim është diçka shumë e mirë. Zbulon rrugën për atë që shteti holandez të dënohet për ngjarjet në Srebrenicë edhe nga viktimat tjera", deklaroi Sabaheta Fejziq, përfaqësuese e këtij asociacioni.

Avokatët e këtij asociacioni të familjeve të viktimave nga masakra e Srebrenicës në korrik të vitit 2007 parashtruan padi kundër Holandës në gjykatën e Hagës. Kjo padi e përbashkët është iniciuar në emër të 7.600 njerëzve, sqaroi avokati Semir Guzin. Ai shtoi se pret që proceset gjyqësore të fillojnë në fund të viti 2011.

Gjykata urdhëroi të paguhet shpërblesë për familjet e tre viktimave. Gjykata vendosi se Holanda është fajtore për vdekjen e atyre tre burrave, sepse ushtarët holandezë nga KB-ja nuk duhej t'ua dorëzojnë forcave serbe, deklaroi zëdhënësja e gjykatës në Hagë. Procesin e filluan familjarët e një elektrotekniku lokal, i cili u ka ndihmuar forcave holandeze, por është vrarë në Srebrenicë, si dhe një përkthyesi, vëllai dhe babi i të cilit gjithashtu janë vrarë, duke kërkuar kompensime.

Gjyqi, masakra e Srebrenicës, fajtor shteti holandez

Jashtë çdo parashikimi ishte vendimi i një gjykate në Holandë, i cili ka vulosur të badhë mbi të zezë që shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e tre myslimanëve boshnjakë, gjatë masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995.

Trupat holandeze kontrollonin “zonën e sigurt” të OKB-së në korrik të vitit 1995, kur forcat serbo-boshnjake e pushtuan atë dhe vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Qeveria holandeze është përballur me disa çështje gjyqësore në vitet e fundit lidhur me Srebrenicën. Por ajo ka deklaruar se trupat e saj u braktisën nga OKB.

“Gjykata vendosi se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e këtyre personave, pasi trupat holandeze të OKB-së nuk duhet t`ua kishin dorëzuar ata trupave serbo-boshnjake”, deklaroi një zëdhënëse e Hagës.

Vendimi në fjalë urdhëron qeverinë holandeze që t’u paguajë dëmshpërblime familjarëve të personave që mbetën të vrarë.

Vëzhguesit thonë se vendimi mund të ndikoj që edhe viktimat e tjera të kërkojnë kompenzim nga Holanda.


Publikuar: 05.07.2011 | 04:48
Lexuar: 608 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime