E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kupola sipër ujit përfaqëson fëmijët që gëzojnë një jetë normale. Ekuilibri i botës mund të vëzhgohet vetëm në refleksin e ujit, ku dy kupolat bëhen nësoj.
Njė kopėsht pėr tė kuptuar mė mirė botėn








Një artist në Britani ka gjetur një mënyrë të veçantë për të përcjellë mesazhin e tij për varfërinë në botë. John Warland ka krijuar një kopësht në formë kupolash brenda një sipërfaqeje uji.

Sipas konceptit të Warland, kupola nën ujë përfaqëson fëmijët nëpër botë që janë të privuar nga plotësimi i nevojave më elementare si ushqimi, shërbimi shëndetësor dhe arsimimi.

Kupola sipër ujit përfaqëson fëmijët që gëzojnë një jetë normale. Ekuilibri i botës mund të vëzhgohet vetëm në refleksin e ujit, ku dy kupolat bëhen nësoj.

Kopshti rrethohet nga ekranë të mëdhenj që u lejojnë vizitorëve ta shohin kopshtin nga pozicione të ndryshme dhe me ndriçim të ndryshëm, herë tërësisht i errët e herë në gjysmëhije. Kopshti gjendet në pallatin Hampton në Londër dhe vizitorët mund ta shohin nga afër deri më 10 korrik.

Vepra është bazuar mbi konceptin japonez “ma”, sipas të cilit hapësirat boshe mes objekteve janë njësoj të rëndësishme si elementët fizikë

Njëkohësisht, krijuesi i kësaj vepre botanike kërkon të transmetojë relativitetin e jetës: gjithçka ndryshon në varësi të pikëvështrimit.
Një kopësht për të kuptuar më mirë botën
Një kopësht për të kuptuar më mirë botën
Një kopësht për të kuptuar më mirë botën

Publikuar: 05.07.2011 | 20:04
Lexuar: 843 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime