Siç informojnë nga Akademia, sot do të zbatohet testimi me gojë, përderisa nesër do të kryhet intervistë me kandidatët të cilët e kanë kaluar testin provues psikologjik, qëllimi i të cilës do të jetë të japin fidbeg nga testimi me shkrim.
Në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik sot dhe nesër do të mbahet test provues psikologjik për kandidatët për gjykatës dhe prokurorë publik të cilët kanë mbaruar stërvitjen fillestare, dëgjuesit e stërvitjes fillestare në Akademinë, si dhe pjesë e bashkëpunëtorëve ekspert nga Gjykatat Themelore në Shkup.
Siç informojnë nga Akademia, sot do të zbatohet testimi me gojë, përderisa nesër do të kryhet intervistë me kandidatët të cilët e kanë kaluar testin provues psikologjik, qëllimi i të cilës do të jetë të japin fidbeg nga testimi me shkrim.
Testimin provues psikologjik do ta zbatojë Frank Van Lujik ekspert nga kompania konsultante e cila i dizajnoi testet dhe e cila është kompani e lartë me përvojë shumvjeçare në dizajnim dhe zbatim të testeve psikologjike për jurisprudencë në Mbretërinë e Holandës. Në testimin provues janë të ftuar të marrin pjesë edhe një ekip i ekspertëve nga Instituti për psikologji pranë Fakultetit Filozofik në Shkup.
Me ligjin e ri për Akademi për gjykatës dhe prokurorë publik si pjesë e testit të zbatuar në Akademinë, është paraparë nënshtrim i testit psikologjik i cili do të zbatohet mbi bazë të testeve psikologjike ndërkombëtare të pranuara për kryerje të funksionit gjykatës ose prokurorë publik.
Për atë qëllimin, në periudhën e kaluar Akademia në bashkëpunim me ekspertë nga Mbretëria e Holandës punonte në përgatitjen e testeve psikologjike. Pas përgatitjeve të testeve, të cilat veçmë janë edhe të përkthyera, pason faza e testimit provues e cila duhet të tregojë nëse testet e tilla janë adekuata me kushtet në jurisprudencën e Republikës së Maqedonisë.