Është projekt që kapë vlerën prej 8 milion denarë, për këtë vitë janë siguruar 6 milion denar, 3 milion denarë nga ana e Ministrise dhe 3 milion denar nga ana e Komunës së Sarajit dhe ngelet edhe 2 milion ti sigurojme me rebalanc apo në bashkëpunim tjetër të pushtetit lokal me atë qëndror, deklaroi Blerim Bexheti.
Problemet e kahmotshme për sigurimin me ujë të pijeshëm në fshatin Svillare te Epërme, perfundimisht do të marrin kahjen drejt zgjithjes, për këtë qëllim sot në këtë fshatë filluan punimet e para për ndërtimin e sistemit për ujë të pijshëm për banoret e ketij fshati. Ky projekt ka filluar me iniciative te Komunes se Sarajit dhe Ministrisë së Ekologjis dhe i njejti do të kushtoje reth 8 milion denar.
Është projekt që kapë vlerën prej 8 milion denarë, për këtë vitë janë siguruar 6 milion denar, 3 milion denarë nga ana e Ministrise dhe 3 milion denar nga ana e Komunës së Sarajit dhe ngelet edhe 2 milion ti sigurojme me rebalanc apo në bashkëpunim tjetër të pushtetit lokal me atë qëndror, deklaroi Blerim Bexheti.
Ky sistem do të jetë me gjatësi prej 2.8 kilometra , me rezervuar 300 meter kubë dhe i njejti pritet të mbarojë për 3 muaj.
Sot jetesojmë nevojën e kahmotshme të këtyre banorëve, sëbashku me Kryetarin e Komunës së Sarajit. Besoj që në afatin e duhur, realizatori do të ndërtoj këtë sistem dhe banoret e Svillares do të keë ujë, në sasin e nevojshme dhe ajo që është me rëndësi uji do të jetë me kualitet te lartë për pije, deklaroi Nexhati Jakupi.
Banorët e fshatit Svillare e Epërme ishin ata të cilët më tepër iu gëzuan ndertimit te sistemit për ujë të pijshem pasi që, sipas tyre deri më tani kanë pasur proleme të mëdha në furnizimin e ujit të pishëm.