E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ankimin e ri, socialistët i kërkojnë kolegjit, të urdhërojë Këshillin Qendror Zgjedhor që të marrë në shqyrtim kërkesën e depozituar nga selia rozë për pavlefshmëri të zgjedhjeve.
PS kthen Tiranėn nė gjyq








Gara për Tiranën po shndërrohet në një maratonë përballjesh gjyqësore, të cilës fundi i mbetet i parashikueshëm.

Të mërkurën, Kolegji Zgjedhor do duhej të shqyrtonte ankimin e Partisë Socialiste për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë, nga 485 qendra gjithsej.

Por nga kjo kërkesë, selia rozë u tërhoq, duke kërkuar shqyrtimin prej kolegjit vetëm të një ankimi të ri të Partisë Socialiste, të bërë me datën 2 korrik.

Në ankimin e ri, socialistët i kërkojnë kolegjit, të urdhërojë Këshillin Qendror Zgjedhor që të marrë në shqyrtim kërkesën e depozituar nga selia rozë për pavlefshmëri të zgjedhjeve.

Pas vendimmarrjes së fundit, që shpallte fitues kandidatin Lulzim Basha, me 93 vota më shumë sesa kandidati i opozitës Edi Rama, KQZ nuk pranoi të marrë në shqyrtim ankesën e PS-së, për pavlefshmëri të zgjedhjeve, duke theksuar se janë tejkaluar afatet ligjore për një ankesë të kësaj natyre.

Pra, në thelb, të dyja ankesat e partisë socialiste në kolegj, kërkojnë të njëjtën gjë, e cila është pavlefshmëria e zgjedhjeve.

Por, tërheqja prej ankimit të parë, synon të rikthejë edhe një herë gjykimin në KQZ, e më pas në Kolegjin Zgjedhor.

Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, kërkuan nga kolegji shqyrtimin e të dyja ankesave, në të njëjtën ditë.

Pra sot, ata akuzuan PS-në për zvarritje me qëllim të rezultatit për Tiranën.
Socialistet, megjithatë, zgjodhën të tërheqin ankesën drejtuar kolegjit, për pavlefshmëri të zgjedhjeve, gjë që u pranua prej tij.

Kolegji vendosi që ankesën e dytë të PS-së, që synon të zhbëjë procedurën me të cilën KQZ-ja trajtoi kërkesën e PS-së për pavlefshmëri, ta shqyrtojë të enjten në datën 7 korrik.

Publikuar: 06.07.2011 | 16:33
Lexuar: 361 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime