Përkeqësimi i papritur i gjendjes financiare të Portugalisë kanoset që ta rrisë krizën debitore në eurozonë, duke pasur parasysh se Spanja fqinje, e cila deri tani arriti t'i shmanget vëmendjes më të madhe nga problemet financiare në eurozonë, menjëherë i ndjen pasojat e zvogëlimit të rejtingut portugez.
- Shpenzimet për kreditë e Portugalisë e cila është "mbytur në borxhe" në mënyrë drastike u rritën, ndërsa vlera e aksioneve të saj ra, pasi agjencia për përcaktimin e rejtingjeve kreditore "Mudis" e zvogëloi rejtingun e obligacioneve portugeze për katër shkallë, në status shpekulativ.
Përkeqësimi i papritur i gjendjes financiare të Portugalisë kanoset që ta rrisë krizën debitore në eurozonë, duke pasur parasysh se Spanja fqinje, e cila deri tani arriti t'i shmanget vëmendjes më të madhe nga problemet financiare në eurozonë, menjëherë i ndjen pasojat e zvogëlimit të rejtingut portugez.
"Mudis" dje kumtoi se e ka zvogëluar rejtingun e Portugalisë për katër shkallë nga "Baa1" në "Ba2", me vërejtjen se mund të vijë deri te zvogëlimi shtesë.
Në kumtesë theksohet se zvogëlimi i rejtingut kreditor të vlerësimit të Portugalisë, të cilës në maj iu miratua pako për ndihmë prej 78 miliardë euro, do t'i duhet pako e dytë para se të kthehet në tregjet financiare.