Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në gusht në tregtimet elektronike para hapjes së bursës në Nju-Jork u shtrenjtua për 75 për qind në 97,40 dollarë për barel, përderisa çmimi i "brentit" evropian nga Deti Verior në bursën e Nju Jorkut u rrit për 55 për qind në 114,17 dollarë për barel.
- Nafta në bursat botërore sot u shtrenjtua për më tepër se gjysmë dollari, si rezultat i informatave për rritje të konsumit të energjensit në SHBA gjatë javës së kaluar.
Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në gusht në tregtimet elektronike para hapjes së bursës në Nju-Jork u shtrenjtua për 75 për qind në 97,40 dollarë për barel, përderisa çmimi i "brentit" evropian nga Deti Verior në bursën e Nju Jorkut u rrit për 55 për qind në 114,17 dollarë për barel.
Rritja e tillë e çmimit të tillë i obligohet raportit të mbrëmshme të botuar të Institutit amerikan për naftë, e cila tregoi se niveli i rezervave të naftës në SHBA javën e kaluar janë zvogëluar më shumë nga parashikimi, që sipas analistëve tregon në rritje të konsumit të energjensit në ekonominë më të madhe botërore.
Analistët paralajmërojnë ulje të rezervave të naftës në SHBA për 2,3 milionë barel, megjithatë sipas Institutit rezervat javën e kaluar janë zvogëluar për 3,2 milionë barel.
Megjithatë, sipas analistëve, shtrenjtimi drastik i naftës e kufizon shqetësimin e dilerëve rreth konsumit të ardhshëm të naftës në Kinë, për çka kontribuoi vendimi i djeshëm i autoriteteve në Pekin për rritje të re të normës themelore, e treta nga fillimi i vitit, si masë në përpjekjen për përballje me inflacionin rritës.